Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill pas largimit të Simon Shkrelit, i cili denoncoi i pari largimet masive me urdhër të kryebashkiakut socialist Benet Beci.

“Dje isha në takim zyrtar për largimin tim nga puna si aktor i trupës së Teatrit Migjeni. Pas gati 6 vitesh që jam kthyer në Shqipëri dhe kam filluar të bashkëpunoj si aktor, dhe mëpas i punësuar me kontratë të përhershme”, shkruan Doda.

Ai është diplomuar fillimisht në Universitetin “La Sapienza” në Romë dhe më pas në Civica Accademia Nico Pepe, Udine, ku në moshën 36 vjeçare vendosi të rikthehej në Shqipëri, për të punuar në vendin e tij. Pas 6 vitesh në Teatrin Migjeni, ai është pushuar nga puna.

“Në takimin me Drejtoreshën e Kulturës znj. Sara Smaja, më është komunikuar se treguesit për matjen e performancës (si punonjës në varësi të Bashkisë) janë numri apo sasia e roleve, përkatësisht 2 role në 2 vite dhe 0 në gjysmën e këtij viti.

Por audicione nga regjisorët shqiptar nuk janë mbajtur gjatë kësaj periudhe. Dy audicionet nga regjisorët e huaj ku unë kam marrë pjesë i kam fituar”, vijon më tej aktori, duke theksuar dhe rastin e kolegut Simon Shkreli, për të cilin thotë se nuk i është dhënë as mundësia për të marrë pjesë në audicione.

“Mungesë efikasiteti, efektiviteti, produktiviteti dhe cilësie në punë”, kanë qenë arsyet e largimit të Vladimir Dodës nga puna, siç thotë ai, nga drejtuesja Sara Smaja.

“Sara Smaja u mundua dje të shkarkonte (formalisht fajin) tek kryetari dhe të dy po thonin: “mos e merr personale dhe as si politike”, gjë që unë as nuk e kisha përmendur deri aty. Unë i takoj njerëzit nuk e kam problem, dhe ua them gjërat përballë, ashtu si në këtë rast ua thashë se po gaboheshin.

Lexo edhe :  Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

A e kanë personale? Nuk e di, nuk kam pasur kurrë as përplasje as debate me të por kam shprehur rezervat e mia kur kandidoi per drejtor teatri. A eshte vendim politik? Gjykojeni vete. Kryeministri u ka dhënë urdhër largimesh, ashtu siç në shkallë më të zvogluar kryetarët dhe drejtorat justifikohen me të njëjtën metodë”, vijon aktori. m.p.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV