Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur dyshohet se i moshuari humbi kontrollin e mjetit.

Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./kb

Të fundit

“Dua të shkoj vetëm te Milani”, lojtari shqiptar i jep ultimatum klubit

Telenovela Jashari-Milan duket se do të zgjasë më tepër nga sa pritet, e do të na shoqërojë përgjatë gjithë...

Makina përplaset me murin, dy të plagosur në Fier

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është...

U mor me parametra zero, Juventusi prezanton sulmuesin që premton 25 gola!

Jonathan David është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Juventusit dhe sot ka dhënë konferencën e tij të parë për shtyp. I veshur me...

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës ë Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën,...

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po pengon luftën ndaj informalitetit. Sot...

Lajme të tjera

Web TV