Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie. Ata u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2010 “The Tourist”, ndonëse muajve të fundit ka spekulime se miqësia e tyre mund të shndërrohet në diçka më shumë se sa një marrëdhënie profesionale.
Sipas mediave të huaja, Johnny dhe Angelina kanë qenë në kontakt prej kohësh, dhe thuhet se po takohen fshehurazi në Londër-Los Angeles. Sipas një burimi të afërt, takimet e tyre zhvillohen në dhoma private të restoranteve dhe klubeve luksoze, larg syrit të publikut.
Burimi thekson se marrëdhënia e tyre është aktualisht në fazën e takimeve, por thuhet se Depp ka pasur ndjenja për aktoren prej vitesh dhe dëshiron një lidhje më serioze. Kujtojmë se Johnny Depp e mbështeti Angelina Jolie gjatë divorcit të saj nga Brad Pitt. Thuhet se madje i siguroi avokatin e tij për ta ndihmuar me çështje të ndërlikuara ligjore.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ende publikisht për marrëdhënien e tyre, interesi publik është i pandryshuar dhe raportimet gjithnjë e më të shpeshta për takimet e tyre po nxisin dyshimet se një romancë e re mund të jetë duke u zhvilluar midis yjeve të Hollivudit./kb