Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5 ditore në Skoci, Trump deklaroi se Rusia ka 10 ditë afat për të rënë dakord për armëpushim me Ukrainën.
Një ditë më parë Trump u shpreh se nëse Rusia nuk do të arrinte te binte dakord për të nënshkruar armëpushim me Ukrainën, ai do të sanksionojë ekonominë ruse me tarifa marramendëse. Kujtojmë që më parë Trump kishte njoftuar afatin 50-ditor për Rusinë, ndërsa tashmë presioni është rritur dhe Putin ka kohë deri më 8 Gusht për të marrë një vendim.
“Ne do të vendosim tarifa dhe masa të tjera”, tha Trump. “Nuk e di nëse ato do të ndikojnë në Rusi, sepse është e qartë se ata duan të vazhdojnë luftën”, shtoi ai. m.p.