Ylli Manjani zbulon strategjinë e Ramës: Ja pse nuk flet për kodin e ri penal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kodi i ri penal ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e të martës në “Now” në Euronews Albania me një grup ekspertësh dhe opinionistësh.

Lidhur me draftin e Kodit të ri ka folur dhe juristi Ylli Manjani, i cili ka thënë se, kryeministri Rama sipas tij po hesht qëllimisht dhe po bën mirë.

Sipas tij, Rama është duke parë se sa po përqafohet ky Kod nga shoqëria.

Nga ana tjetër, Manjani ka thënë se Prokurori i Përgjithshëm në deklaratën e ditës së sotme ka pasur të drejtë.

“Dua të them që ne mund të marrim gjëra qesharake sa të duash, ajo që i mungon këtij projekti është boshti logjik proporcional dhe mendimi politik. Edhe shikon, kryeministri i vendit nuk flet dhe mendoj që ka bërë qasjen e duhur. Kemi rënë dakord që mund të ketë probleme, por budalla nuk është përderisa është aty. Unë mendoj që qasja është e duhur, mendoj që po e bën për të parë sa shoqëria është e gatshme dhe grupet e interesit të gatshme. Ky projekt ka nevojë për një kod të ri të procedurës penale dhe këtu ka të drejtë Prokurori i Përgjithshëm.”-tha Manjani. m.p.

Të fundit

Në PD po “hanë kokat e njëri-tjetrit”/ Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme

Aktivistja Evi Kokalari ka hedhur akuza të forta ndaj klaneve brenda Partisë Demokratike, duke zbuluar prapaskenat e bujshme që...

VIDEO/ Mjekët nuk dorëzohen, vazhdojnë operacionin pavarësisht tërmetit 8.8 ballë në Rusi

Një grup mjekësh në Rusi ka treguar guxim të jashtëzakonshëm duke vazhduar një operacion pavarësisht tërmetit 8.8 ballë. Ngjarja dramatike ndodhi në Kamchatka, ku...

Zjarrfikësit të mbingarkuar, analiza e DW: Në Ballkan shpërthejnë zjarre

Prej disa ditësh pyjet në Evropën Juglindore janë përfshirë nga flakët dhe situata emergjente ende nuk ka mbaruar. Pak njerëz janë të kërcënuar në...

Maks Velo mungon, heshtja ndaj të shëmtuarës vazhdon…

Nga Shpëtim Luku Kryeministri Edi Rama ka marrë personalisht drejtimin e aksionit për lirimin e disa hapësirave publike në Tiranë e në qytete të tjera,...

Reformohet ligji për produktet jo-ushqimore, bëhet në përputhje me rregullat e BE-së!

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e funksionimit të tregut të brendshëm dhe përafrimin me legjislacionin evropian, në Konsultimet Publike është publikuar projektligji për...

Lajme të tjera

Web TV