“Dua të shkoj vetëm te Milani”, lojtari shqiptar i jep ultimatum klubit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Telenovela Jashari-Milan duket se do të zgjasë më tepër nga sa pritet, e do të na shoqërojë përgjatë gjithë kësaj vere.

Kur u duk se palët i dhanë fund tratativave është vetë futbollisti që ngulmon të largohet, madje duke pasur dhe një përplasje me drejtuesit e skuadrës belge.

Sipas mediave atje, raportohet se Jashari ka debatuar me krerët e Brugge dhe u ka deklaruar se nuk dëshiron të qëndrojë më në Belgjikë dhe se destinacioni i tij i radhës do të jetë Milani.

Kjo konfirmon dhe një herë se nuk ka akord mes lojtarit dhe ekipit aktual, por në anën tjetër Milani nuk ka ndërmend të ndryshojë gjë. Sipas presidencës, 38 milionë euro në total janë mjaftueshëm për këtë futbollist, pavarësisht kërkesës së bërë nga Brugge që dëshiron 40.

Ndër të tjera, Jashari u ka bërë të ditur belgëve se nuk do të stërvitet në ditët në vijim kur dhe të kthehet atje, me shpresën se do të përfitojë nga kjo situatë e të largohet drejt Serisë A. Presidenti Scaroni pohoi më herët se për mesfushorin shqiptar nuk do të ofrohet më tepër pasi vetë ai dëshiron të bashkohet, pra duke nënkuptuar që akordi do të arrihet vetëm me një shumë të arsyeshme. m.p.

Të fundit

6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’

Sali Berisha e ka përdorur kontratën e lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të nënshkruar para zgjedhjeve të 11...

Ëndrra me të atin që e përndjek ende Edi Ramën, por që e bëri ministër

Rama ka pasur jo pak çaste të ulëta dhe kulminante në jetën e tij, të cilat e kanë shndërruar nga një figurë sportive, në...

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Gadishullin Kamchatka në Rusi, njofton Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i...

VIDEO/ Truproja e Messit në fushë gjatë sh*rrit, priten masa shembullore nga MLS

Lionel Messi është sërish protagonist absolut me Inter Miami. Në fushë, “Pleshti”, tani i shoqëruar edhe nga Rodrigo De Paul, dha dy asistime vendimtare për...

Ulje tatimi dhe afate të reja për rivlerësimin e pronës/ Hap drejt formalizimit

Në një treg që prej vitesh ka operuar me çmime fiktive dhe informalitet në transaksionet e pasurive të paluajtshme, qeveria shqiptare synon të kthejë...

Lajme të tjera

Web TV