Paralajmëron Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që kanë zaptuar dhe që është kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Pas këtij afati parashikohen ndëshkime për të gjitha subjektet të cilat kanë refuzuar zbatimin e këtij vendimi.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici dhe drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli ishin në aksin rrugor Kamëz-Laç, ku inspektuan ecurinë e aksionit, duke përsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar bizneseve që të tregohen bashkëpunues në këtë nismë.

Balluku paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë subjekt duke theksuar se siguria rrugore mbetet një prioritet i vazhdueshëm. “Kemi informuar një javë më parë, i kemi bërë thirrje të gjithë bizneseve dhe subjekteve që ndodhen në zonat e akseve kombëtare për të marrë masa dhe për të liruar hapësirat, duke qenë se janë shkelur në shumë raste, sidomos në rastin e varrezave të automjeteve, aty ku rrinë automjete të cilat tregtohen për pjesë këmbimi apo edhe për arsye të tjera që sipas një akti normativ të vitit 2011 duhet të qëndrojë 1 kilometër larg rrugës kombëtare”, deklaroi Balluku, shkruan A2 CNN.

Zëvendëskryeministrja falënderoi ato biznese që kanë nisur të tërhiqen vetë nga sipërfaqet e zaptuara në anët e akseve kombëtare, teksa ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo rast ku evidentohen shkelje të hapësirave publike.

“E gjithë kjo reformë do të shkojë deri në përfundim të saj, duke liruar çdo centimetër hapësirë. Qeveria Shqiptare është më e angazhuar se kurrë. Të gjitha trupat tona janë në terren. Ne kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve, pasi shumë indicie vijnë nga mesazhet e tyre, të cilat në shumicën e rasteve rezultojnë që janë të sakta dhe të drejta. Kështu që ju nxisim që të vazhdoni dhe të denonconi çdo rast shkelje të hapësirave publike apo dhe të sigurisë rrugore”, nënvizoi Balluku.

Lexo edhe :  Arrestohet autori i zjarrit në Shetel të Shijakut

Kryeinspektorja Bici dhe Drejtori Gjyli njoftuan se grupet e IKMT dhe ARRSH janë në terren për të ndjekur të gjithë procesin dhe njoftuar bizneset për zbatimin e vendimit. m.p.

Të fundit

Trump mesazh krahut të djathtë të Putin: Ish-president i dështuar, kujdes çfarë thua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi tarifa të reja për mallrat indiane, duke u ndalur edhe tek marrëdhëniet e...

Sot afati i fundit/ Bizneset dorëzojnë pasqyrat financiare, ose përballen me ligjin

Brenda ditës së sotme, bizneset duhet të dorëzojnë online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton se kush nuk e...

Këshilli i Ministrave shpall Konispolin si Ansambël Arkitektonik Urban

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Konispoli është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore. Lajmin e ka bërë të ditur Blendi...

Jamie Lee Curtis kundër kirurgjisë kozmetike: Një brez grash që kanë shpërfytyruar veten

Jamie Lee Curtis ka folur fuqishëm kundër kirurgjisë kozmetike dhe presionit në rritje për t’u përshtatur me standardet joreale të bukurisë. Në një intervistë...

Mbape merr fanellën e Modriç, ndryshimi i numrit që fsheh shumë më shumë

Është thjesht një numër. Vetëm një numër tjetër mbi shpinën e tij. Nga 9 në 10. Por në të njëjtën kohë, në një sport...

Lajme të tjera

Web TV