Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij të pazakontë, pushtetit dhe gruas së tij
Kjo intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka një histori. Pasi unë, gazetari i ZEIT, Stefan Ëilleke, publikova një artikull në maj 2024, në të cilin e përshkrova Ramën e nevrikosur duke u munduar me kompjuterin e tij në zyrë, ai më telefonoi dhe u ankua për më shumë se 20 minuta.
Ishte pothuajse i pandalshëm. Si mund ta kisha menduar ta portretizoja në një mënyrë kaq të shtrembëruar! “Nuk po më fyen vetëm mua, po fyen edhe Shqipërinë”, tha ai.
“A e dini se nga çfarë përbëhet një gënjeshtër e madhe?”, pyeti ai dhe iu përgjigj vetes: “Jo një mijë gënjeshtra të vogla, por një mijë gjysmë të vërteta të vogla”. Tha: “Më prishe ditën me artikullin tënd”. “Tani dua t’ju prish ditën me telefonatën time”.
Më në fund, ai përmendi se Shqipëria ishte një vend bujar. Do të isha i mirëpritur atje edhe në të ardhmen. Shqipëria është Edi Rama, dhe Edi Rama është Shqipëria – kjo ishte përmbledhja e fjalimit të tij të gjatë. Kështu që kisha pak shpresë se Rama do të pranonte një intervistë. E kontaktova. Disa minuta më vonë, ai më dërgoi një mesazh zanor me humor të mirë.
“Je njeri i mirë”, tha ai, “një njeri i ndershëm”. Jeta është e shkurtër, shumë e shkurtër për të mbajtur mëri”. Ndërsa po largohej, më quajti “miku im”.
Edi Ramës duhet t’i jepni merita, zotëron një aftësi të mahnitshme për ndryshim. Ai e ka qeverisur vendin që nga viti 2013 dhe në maj fitoi përsëri zgjedhjet, duke filluar mandatin e tij të katërt. m.p.