Fermerët kundërshtojnë direktivën e Ramës: Tendat i kemi në tokat tona!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fermerët e zonës së Frakullës kundërshtojnë urdhërin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirës përgjatë autostradës Fier–Tepelenë.

Sipas urdhrit, çdo strukturë duhet të qëndrojë të paktën 20 metra larg rrugës por ata thane se i kane tendat 15 metra nga autostrada dhe i kanë vendosur në tokat e tyre.

“Ne i kemi ndërtuar 15 metra larg, janë tenda sezonale në tokat tona”, tha një banor.

Fermerët thonë se punojnë me NIPT dhe u shesin produktet bujqësore tregtarëve që vijnë nga jugu.

“Me këtë punë mbajmë familjet”, thane ata. Ata po përballen me mungesë rrugësh dytësore ndërsa nuk janë shpronësuar për tokat e zëna nga ndërtimi i autostradës.

“Tokat na i morën për rrugën, s’na dhanë asgjë, s’na lanë as rrugë anësore.” Edhe për qytetarët vendimi është i pajustifikuar.

“Në Greqi fermerët shesin lirshëm përgjatë rrugëve nacionale. Pse ndalohet këtu?” Reagimi i fermerëve erdhi pasi inspektorët e IKMT-së i njoftuan paraditen e sotme që të largojnë tendat në distancën 20 metra nga rruga.

Pas datës 31 korrik, Rama ka paralajmëruar gjoba dhe ndjekje penale. Përjashtim do të bëhet vetëm për bizneset me leje ndërtimi, për të cilët do të ketë një riorganizim të hapësirës. m.p.

Të fundit

Athinë, vritet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua me armë...

Ofertë 30 milionë euro nga Arabia Saudite, por Juventus nuk dorëzohet

“La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi saudit Al-Ahli i ka dërguar së fundmi Juventusit një ofertë 25 milionë euro, të gatshëm për ta...

Kryeministri britanik: Garancitë e sigurisë do të ishin një hap historik

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, diskutoi në tryezën që ka bashkuar të gjithë liderët evropianë, Zelenskyn dhe presientin amerikan Trump, duke u...

Zelensky ironizon gazetarin për veshjen: Ti dukesh njësoj!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u komplimetua për veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Zelensky kishte...

Macron: Takimi duhet të pasohet nga një takim katërpalësh me Evropën

Një takim katërpalësh me Evropën duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin. Presidenti francez Emmanuel Macron e tha këtë sot, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV