Në Shqipëri SIGAL paguan 9 milionë euro dëme në 6 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga raporti 6-mujor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në tregun e përgjithshëm Jetë dhe Jo Jetë, SIGAL Insurance Group-i mbajti edhe këtë herë vendin e parë me 28% të vëllimit të tregut shqiptar.

Industria e sigurimeve në 6-mujorin e parë të vitit

Industria e sigurimeve të Jo Jetës, shënoi 7.59% prime të shkruara bruto më tepër, 1.27% më tepër pagesa dëmesh, 7.18% numër kontratash më tepër në gjysëmvitin e parë 2025. Këto janë përqindjet rritëse, krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit paraardhës.

Ndërsa, sa u takon sigurimeve të Jetës, 12.33% u rrit në drejtim të primeve të shkruara bruto sektori i sigurime, pagesa e dëmeve ra me 1.91% ndërsa  numri i kontratave të sigurimeve u rrit me 15.49%.

SIGAL, mbi 9 milionë euro dëme të paguara

Në drejtime të veçanta, në industrinë e sigurimeve, SIGAL kryeson në sigurimet e pronës, aksidenteve dhe shëndetit, shëndetit privat, shëndetit në udhëtim, në TPL, kartonin jeshil, policat kufitare dhe sigurimet motorike në tërësi.

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, SIGAL ka paguar 926,281,000 Lekë,

Kjo shifër, mbi 9 milionë euro të paguara, shifra më e lartë në treg, nënkupton më shumë pagesa se kushdo tjetër në industri.

CEO I SIGAL, z. Ponari

CEO i SIGAL, z. Avni Ponari, në lidhje me pozitat e kompanisë së tij, i pyetur nga TOP News dha këtë qëndrim:

“Sot, Sigal është një brand i njohur dhe një nga brandet më të mbështetura nga tregjet ndërkombëtare. Sigal ka partner kompanitë më të mëdha në Evropë dhe në botë. Portofoli i saj është i siguruar dhe risiguruar në kompani me emër si Hannover Re, Swiss Re, Munich Re, Allianz Re dhe plot kompani të tjera evropiane. Sigal ndodhet në këtë pozitë për shkak të menaxhimit të kujdesshëm prej 27 vjetësh dhe njerëzve të kualifikuar që e drejtojnë në të gjithë rajonin.

Sot, Sigal ka mbi 1.5 milionë klientë të cilët ia kanë besuar pasurinë, jetën, shëndetin dhe gjithçka tjetër që ata kanë krijuar.”

Klima e besimit

Lexo edhe :  Dy shembuj konkretë: shiu shpërfytyron qytetet shqiptare

SIGAL Insurance Group-i dëshmon sërish se ruan primatin në marrëdhëniet e besimit me klientët.

Me pagesat më të larta dhe mbulimin më të gjerë, është kompania më e besuar për të siguruarit dhe dëshmoi po ashtu se këtë besim vijon ta meritojë, sepse paguan dëmet dhe e mban fjalën, qëndron pranë klientit me dhjetra produkte të sigurimit: nga Teleshëndeti, AutoSOS, sigurimi i shtëpisë dhe i makinës, si dhe bashkëpunimi me spitalet më të mira në botë, duke u ofruar mbrojtje financiare për shëndetin klientëve të vetë, me sigurime që mbulojnë shpenzime spitalore në qendrat mjekësore më të mira të Botës deri në 1 milion euro. m.p.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV