Shqiptarët grabitën europianët përmes telefonave, zbulohet skema e “call center”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK, në bashkëpunim me autoritet gjermane përmes një operacioni të gjerë, të shtrirë në disa shtete të BE, kanë goditur grupin kriminal të Call Center i cili operonte nga Shqipëria.

Operacioni i koduar ”Pandora”, ka çuar në goditjen e një skeme të sofistikuar kriminale që vepronte përmes Call center-ave të rremë në Tiranë, duke mashtruar qytetarë gjermanë duke iu marrë atyre miliona euro.

Prokurori i Posaçëm, Eneid Nakuçi gjatë konferencës të përbashkët me homologët gjermanë ka dhënë detaje lidhur me këtë operacion.

Ndërsa Oliver Hoffmann, drejtuesi i palës gjermane në operacionin “Pandora”, sqaroi në konferencën e përbashkët me prokurorin e SPAK, se hetimet mbi rastin në fjalë janë zhvilluar për më shumë se 18 muaj, jo vetëm në Gjermani ku ishin dhe viktimat më të shpeshta, por edhe në vende të tjera të BE si Zvicër, Austri, Spanjë, Suedi si dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

“Përgjuam 20 telefonata mashtruese. Sa i përket identifikimit, çdo skemë mashtrimi ka veçoritë e veta. Si bëhet marrja e të dhënave, mashtrimi online dhe nëpërmjet dark net-it dhe phishing, dhe pastaj personat bëhen viktima të këtyre veprimeve mashtruese.

Sa i përket pastrimit të parave, çdo gjë është në varësi të skemës së mashtrimit që përdoret. Kemi kapur 8 skema mashtrimi: një me transferta, kalim të parave cash, me MoneyGram dhe me karta në të gjithë botën.

Në tërësi bëhet fjalë për një strukturë kriminale shumë komplekse, që ofronte krimin si shërbim. Pjesë të caktuara të grupit kryenin krime të ndryshme; me telefon mashtronin qytetarët. Të dëmtuarit ishin në Gjermani, Zvicër, Austri, Spanjë, Suedi, Britani e Madhe dhe Slloveni. Kemi 8 muaj që i hetojmë dhe i jemi afruar shumë organizatës.” – tha Hoffmann.

Lexo edhe :  Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Ndërsa prokurori i SPAK, Ened Nakuçi i pyetur për rolin e personave, tha se Jasan ishte organizatori, ndërsa dy prej tyre janë kapur vetëm me një rast.

“Sa i përket krimit kibernetik, tashmë jemi në faza të avancuara, çështjet janë dërguar për gjykim. Ka edhe Call center-a të tjerë që kryejnë aktivitet të paligjshëm dhe mashtrime kompjuterike. Ky është një proces që bëhet në bashkëpunim me të gjitha organet ligjzbatuese në Shqipëri dhe me prokuroritë.

Jasan, organizatori i veprimtarisë, ndërsa personat e tjerë janë në rolin e pjesëmarrësve. Dy prej të hetuarve kanë vetëm nga një rast. Viktimat gjermane kanë bërë kallëzime.” – tha Ened Nakuçi. m.p.

Të fundit

Risia, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë arritur një marrëveshje të re për emigracionin, e cila parashikon që emigrantët në...

Aksident masiv në autostradën Fier-Lushnje, përplasen 5 automjete (Detaje)

Aksident me disa mjete të përfshira në afërsi të Pushimit të shoferit në autostradën Fier Lushnje. Ndër mjete e përfshira një autobot që transporton çimento....

Igli Tare bën gati detajet! Po huazon sulmuesin e madh nga Premier League

Darwin Nunez është në dilemë të madhe këtë verë. Milani planifikon të bëjë një ofertë zyrtare këtë javë për sulmuesin e Liverpool. Igli...

Gjenerali më i lartë francez paralajmëron: Rusia mund të sulmojë brenda pesë vitesh

Thierry Burkhard, shefi në largim i Forcave të Armatosura, thotë se Europa ka shumë punë për të bërë, pasi Rusia po armatoset me një...

NASA do vendosë reaktor bërthamor në Hënë deri në 2030

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, do të përshpejtojë planet për të ndërtuar një reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030, sipas mediave amerikane. Është pjesë...

Lajme të tjera

Web TV