Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë klube në merkato. Mbrojtësi 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa klube angleze.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Crystal Palace ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Interit 32 milionë euro për gjermanin.
Crystal Palace nuk është i vetmi klub anglez i interesuar. Aston Villa e Unai Emery po kërkon gjithashtu të përforcojë mbrojtjen dhe e ka përfshirë Bisseck në listën e objektivave.
Interi vlerëson lojtarin rreth 35 milionë euro dhe vetëm një ofertë e afërt me këtë shumë mund të hapë derën për negociata. Në garë janë edhe West Ham dhe Tottenham, të cilëve iu bashkohet Palace me ofertën prej 32 milionë eurosh. m.p.