Diplomati i lartë amerikan John Kelly në Këshillin e Sigurimit të OKB deklaroi se presidenti Trump kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Si Rusia ashtu edhe Ukraina duhet të negociojnë një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme. Ka ardhur koha për të arritur një marrëveshje. Presidenti Trump këtë e ka bërë të qartë dhe se kjo duhet të arrihet deri më 8 gusht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të zbatojnë masa shtesë për të siguruar paqen”, ka thënë mes të tjerash diplomati i lartë amerikan, John Kelly. m.p.