Ishte heroi i kualifikimit, klubi suedez shpërblen Etrit Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Etrit Berisha vendosi fatin e Haken në Europë, teksa eliminoi Anderlehtin e Besnik Hasit me pritje dhe gol vendimtar. Në shpërblim të performancës heroike, klubi suedez, vendosi menjëherë t’i rinovojë kontratën deri në vitin 2027 gardianit 36-vjeçar nga Prishtina.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Haken, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa vetë Berisha nuk e ka fshehur lumturinë për arritjen e kësaj marrëveshje.

“Ndihem vërtet mirë të zgjas kontratën me klubin. Kemi bërë shumë gjëra të mira gjatë muajve që kam qenë këtu. Kemi një ekip që ka potencial të mirë dhe mund të bëjë edhe më mirë në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ndihem mirë të zgjas kontratën. Kur erdha këtu, u habita nga sa mirë është gjithçka këtu; qendra stërvitore, lojtarët dhe udhëheqësit.

Muajt e parë kanë qenë shumë argëtues. Finalja e kupës është kulmi deri më tani. Fitorja në Kupën e Suedisë është diçka që nuk do ta harrojmë. Kur luajmë si ekip, mund të jemi vërtet të mirë. Kemi bërë shumë arritje të mira. Ne ende luajmë në Evropë dhe kemi mundësi të mira për t’u zhvilluar dhe për t’u argëtuar me lojën tonë”, deklaroi Berisha pas rinovimit. m.p.

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV