Ligj i ri në Britani për lirinë e fjalës, në shënjestër qendrat kulturore kineze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti Konfuci, qendrat e gjuhës dhe kulturës kineze që funksionojnë në disa universitete në Angli, po përballen me sfida serioze për shkak të rregullave të reja mbi lirinë e fjalës, të vendosura nga rregullatori britanik, Office for Students (OfS).

Këto institute janë pjesë e marrëveshjeve mes universiteteve britanike dhe universiteteve kineze, dhe financohen nga shteti kinez. Ata ofrojnë kurse të gjuhës mandarin dhe organizojnë ngjarje kulturore, por kritikët i akuzojnë si një “kalë Troje” që përpiqet të ushtrojë ndikim ideologjik brenda sistemit arsimor britanik.

Rregullatori OfS ka vendosur rregulla të reja që ndalojnë qeveritë e huaja të bëjnë “teste ideologjike” ndaj punonjësve në këto institucione si kusht për punësim, duke e parë këtë si shkelje të lirisë së fjalës dhe pavarësisë akademike. Ndërsa universitetet britanike kanë kërkuar më shumë qartësi për mënyrën sesi këto rregulla do të zbatohet, autoritetet kanë kërkuar që institucionet të rishikojnë marrëveshjet dhe të ndërmarrin hapa për të siguruar respektimin e ligjit.

Ministrja e Arsimit e Mbretërisë së Bashkuar, Jacqui Smith, ka theksuar se universitetet duhet të jenë “vendet e debatit rigoroz” dhe se çdo përpjekje nga shtetet e huaja për të intimiduar, ngacmuar apo dëmtuar individë në Britani nuk do të tolerohet. Qeveria ka forcuar mjetet ligjore për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe për të parandaluar ngacmimet në kampuset universitare.

Universitetet kryesore në Angli, duke përfshirë Manchester, Coventry dhe Liverpool, kanë institutit Konfuci dhe janë në bisedime intensive me OfS-në dhe partnerët e tyre për të adresuar shqetësimet ligjore, duke u përpjekur të ruajnë marrëdhëniet ndërkombëtare pa cenuar standardet e lirisë akademike.

Departamenti për Arsimin britanik tha se mirëpret bashkëpunimet ndërkombëtare, por theksoi se ato duhet të respektojnë ligjet dhe rregulloret e Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo edhe :  New York Times: Izraeli tentoi të vrasë presidentin iranian

Ky zhvillim vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës janë bërë më të ndjeshme, dhe ka një fokus të shtuar mbi ndikimin që Kina mund të ketë në institucionet e arsimit dhe shoqërinë britanike në përgjithësi./kb

Të fundit

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin...

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Lajme të tjera

Web TV