Një nga shkaqet kryesore të mbingarkesës është bllokimi i urës së vjetër pranë Milotit, e cila është jashtë funksionit prej disa ditësh, duke devijuar lëvizjen në rrugë alternative.
Dita e parë e muajit gusht ka nisur me trafik të rënduar në aksin rrugor që të çon drejt qytetit të Lezhës. Vargjet e automjeteve nisin që nga mbikalimi i Patokut dhe shtrihen deri në hyrje të qytetit, duke krijuar radhë të gjata dhe lëvizje të ngadaltë për drejtuesit e mjeteve.
Autoritetet paralajmërojnë se në orët në vijim pritet që trafiku të rëndohet edhe më tej, për shkak të fluksit të lartë të qytetarëve që zgjedhin bregdetin e Adriatikut për pushimet e tyre./E.T