Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar rënie të konsiderueshme pas një tjetër përshkallëzimi në luftën tregtare të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë natës, ai firmosi një urdhër ekzekutiv, duke zyrtarizuar marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian.

Në hapjen e tregtisë në Frankfurt, indeksi gjerman DAX ra me 1.1%, ndërsa indeksi francez CAC humbi gati 1%. Edhe tregu spanjoll reagoi negativisht: IBEX pësoi një rënie prej 0.6%, pavarësisht marrëveshjes së fundit SHBA-BE që u arrit në fillim të javës.

Rënia preku edhe bursën e Londrës, e cila shënoi një ulje prej 0.5%, duke reflektuar shqetësimet në rritje të investitorëve se tarifat e reja të shpallura nga Trump mund të godasin ekonominë globale dhe të pengojnë zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare. Sipas njoftimeve zyrtare, tarifat e reja për Bashkimin Evropian do të jenë 15%, ndërsa për Mbretërinë e Bashkuar 10%, dhe do të hyjnë në fuqi më 7 gusht./kb

Të fundit

Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin e lindjes, mesazh prekës për të birin

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku feston sot 59-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë ajo që ka bërë të ditur lajmin,...

Këlliçi i bindur: Non grata për Berishën do të hiqet, kam 4 vite që e them

Demokrati Belind Këlliçi u shpreh se shumë shpejt Shtetet e Bashkuara do të heqin non gratën për Sali Berishën. Sipas Këlliçi, tashmë edhe në SHBA...

‘Nuk vij mo!’, Kryemadhi batuta pas daljes nga SPAK: Më thanë kush të duron ty…

Monika Kryemadhi, e cila u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha në fund të bisedës me gazetarët se nuk do të shkojë...

“Kush na ka maIIkuar?” Ish-banori i ‘BBV’ pëson aksident (Video)

Mevlan Shaba, i cili është dhe një ndër figurat më të komentuara në median “rozë” si në Shqipëri, po ashtu dhe në Kosovë, është...

Masakra e terroristëve në Beslanit të Rusisë, akti tragjik me 385 të vrarë

1–3 Shtator 2004 Më 1 shtator 2004, në ditën e parë të shkollës në qytetin e vogël Beslan, në Osetinë e Veriut, Rusi, ndodhi...

Lajme të tjera

Web TV