Kush është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj, detaje nga Maqellara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Maqellarë, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj.

Sipas burimeve të Euronews Albania, 50-vjeçarja Nexhmie Sula mban postin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, ndërsa është goditur me thikë nga djali i saj 26-vjeçar, Ikler Sula.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti familjar për motive të dobëta, ndërsa i riu është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë.

50-vjeçarja e plagosur, Nexhmie Sula, është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve të Euronews Albania, 26-vjeçari, i cili plagosi me thikë nënën e tij, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej tre vitesh.

Familjarët mendonin se ai ishte shëruar dhe kishte rikuperuar gjendjen e tij ndërsa familja jeton në fshatin Çernenë, 1 kilometër larg Maqellarës.

Nexhmie Sula është nënë e tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, ndërsa u plagos nga djali më i vogël i saj, 26-vjeçari Ikler Sula, i cili dyshohet ta ketë kryer aktin për shkak të problemeve të shëndetit mendor./E.T

Të fundit

Boksieri shqiptar rreh në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb

Boksieri shqiptar nga Kumanova Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit. Ngjarja ka ndodhur...

Shqipëria ‘në flakë’/ Mbërrijnë në Bazën Ajrore, 2 helikopterë të Emirateve të Bashkuara

Ekuipazhet dhe stafi mbështetës u pritën nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtant Arben Kingji, i cili vlerësoi gatishmërinë dhe...

“Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje!”

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së hënës, ka postuar në Facebook videon e shembjes së një godine pa leje me lëndë plasëse “Mirëmëngjes dhe me...

Temperatura deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me...

Tërmeti shkundi Turqinë/ Viktima e 29 të plagosur, publikohen pamjet nga rrënojat (VIDEO)

Një burrë 81-vjeçar humbi jetën dhe 29 të tjerë u plagosën në një tërmet me magnitudë 6.1 ballë që goditi provincën perëndimore të Balikesir...

Lajme të tjera

Web TV