LAJM I FUNDIT/ Djali plagos nënën e tij me thikë në Dibër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një djalë 22-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.

Sipas burimeve lokale, konflikti mes tyre ka eskaluar deri në përdorimin e dhunës fizike, ku djali ka goditur nënën me mjet të mprehtë. Ka dyshime se autori është me probleme të shëndetit mendor.

E plagosura është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e saj shëndetësore aktualisht konsiderohet e rënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./e.t