“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli në “Ujin e ftohtë”, është mbyllur nga mbetjet dhe inertet që janë aty, shkruan a2 CNN. Për një pjesë të qytetarëve të Vlorës, për të cilët ky burim përfaqëson një vend me rëndësi sociale për të gjithë ata që nuk kanë ujë në shtëpi, mbetjet inerte janë hedhur qëllimisht.

Qytetarët e shohin si tepër me rëndësi pastrimin në mënyrë që situata të kthehet normale si më parë dhe të kenë mundësi të mbushin ujë më me lehtësi. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se këto mbetje inerte në zonë kanë ardhur si rrjedhojë e detit me dallgë, i cili në ditët me kohë të keqe i ka sjellë ato drejt bregdetit.

Disa prej qytetarëve ngrenë edhe alarmin që në këtë burim uji mund të mos të jetë në standardet e kërkuara ndaj ata apelojnë për të gjithë që të bëjnë kujdes kur e konsumojnë.

Në këtë burim mbushin ujë çdo ditë me qindra qytetarë të Vlorës dhe jo vetëm./kb

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV