Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i cili u rrëzua në det mbrëmjen e së shtunës pranë ishullit të Majorkës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në afërsi të farit të portit të Soller, në pjesën veriore të ishullit.

Avioni, i nisur nga aeroporti i Majorkës rreth dy orë më herët, ra në det vetëm 100 metra larg bregut. Ishte një dëshmitar që ndodhej në një varkë pranë vendit të ngjarjes, i cili njoftoi menjëherë autoritetet.

Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një avion akrobatik që po kryente manovra në ajër para rrëzimit. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të rikuperojnë një pjesë të rrënojave, ndërsa kërkimet për dy personat në bord vazhdojnë në një zonë ku thellësia e ujit shkon deri në 30 metra. m.p.

Të fundit

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

Lajme të tjera

Web TV