3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve për dy dosjet, ajo e aferës korruptive CEZ-DIA dhe e lobimit të LSI në SHBA.

Ajo që u mendua si një seancë e shkurtër ku pritej vetëm firma e ish-presidentit të Republikës për mbylljen e hetimeve, në të vërtetë mori plot 3 orë. Bashkë me të ishte e dhe avokati mbrojtës, Kujtim Cakrani, i cili në përfundim deklaroi për mediat se prokurorët nuk u dhanë asgjë të re, tek asnjëra prej dosjeve që Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

“Edhe pas 6 vitesh hetimesh për çështjen CEZ-DIA nuk ka asnjë gjë të re, apo për lobimin. Zoti Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe ka kërkuar nga prokuroria hetime të thelluara për të zbuluar kush ka kryer pagesat për lobimin. Prokurorja nuk ka informacion nga kanë dalë pagesat, nga cila bankë kanë hyrë dhe nga cila llogari”.

Avokati theksoi se betejën do e vijojnë në gjykatë me proces të zakonshëm dhe jo të shkurtuar, çka pritet të jetë një proces i gjatë gjyqësor.

“S’ka prova që të vërtetohet se rëndojnë akuzat mbi z. Meta. Nuk ka fakt penal. Organi i procedurës thotë që ta zgjidhim në gjykatë. Do shkojmë në gjykim të zakonshëm”, deklaroi avokati i Metës.

Ashtu sikurse deklaroi edhe avokati i tij, edhe vetë Meta thekson se ka ngritur me forcë kërkesën për të hetuar se kush kishte bërë pagesat e paligjshme për llogari të ish-LSI për kompaninë në SHBA dhe se kujt ia dërgonte faturat për t’u aprovuar në partinë e Lirisë, kompania GSIS.

Lexo edhe :  Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët!/ Ja procedura

Ilir Meta ndodhet në qeli që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, ndërsa zyrtarisht akuzat iu komunikuan në muajin maj, kur dhe u mor i pandehur.

Më herët SPAK mbylli hetimet edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatimen, si dhe dy bashkëpunëtorëve të tyre, Ema Çoku dhe Piro Xhixho. m.p.

Të fundit

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat...

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Blutë bëjnë me dije...

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore Zjarri që vijon në Finiq është përhapur edhe në fshatra të tjera. Gazetari Limos Didani...

Në shënjestër të së djathtës, hotelet për azilkërkues në Britani janë vende frike e kaosi

Në mes të një shpërthimi racizmi dhe lufte kulturore, çështja se pse përdoren hotelet për strehimin e azilkërkuesve shpesh mbetet në hije. Daniel Trilling Gjatë kësaj...

I kërkuar nga SPAK, ekstradohet nga Italia Edison Cukaj

Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai është 32-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV