Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një raporti nga Insider UA.

Këto avionë strategjikë përdoren shpesh për të bombarduar Ukrainën, dhe thuhet se janë të ngarkuar me raketa, duke krijuar një “probabilitet të lartë” për një sulm të afërt.

Nëse konfirmohet, kjo lëvizje vjen pasi Donald Trump urdhëroi dërgimin e dy nëndetëseve bërthamore afër Rusisë, pas një kërcënimi për luftë atomike nga aleati i afërt i kreut të Kremlinit, Dmitry Medvedev.

“Nëndetëset amerikane tani janë aty ku duhet të jenë”, tha Trump të dielën vonë.

Putini fillimisht i zhvendosi avionët Tu-95MS nga baza ajrore Olenya në rajonin arktik të Murmanskut pas një sulmi të guximshëm me dron nga Ukraina më 1 qershor. Ata u zhvendosën gjithashtu nga Engels-2 në rajonin Saratov për shkak të frikës nga sulmet ukrainase. Avionët u dërguan në bazën ajrore ruse Ukrainka në rajonin Amur, 5,900 kilometra në lindje të Moskës, ku konsideroheshinn të sigurt nga sulmet, por duket se disa prej tyre po rikthehen si kërcënim për Europën.

“Rusia ka transferuar bombarduesit nga Lindja e Largët më afër Ukrainës. Të paktën 4 avionë Tu-95MS janë ripozicionuar nga Ukrainka në Olenya/Engels-2. Disa nga avionët tashmë janë të pajisur me raketa lundrimi. Këta avionë janë pjesë e arsenalit bërthamor të Rusisë, por gjithashtu përdoren për të goditur Ukrainën me bomba konvencionale”, thuhet në raportin e Insider UA. m.p.

Të fundit

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Lajme të tjera

Web TV