Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa e Maleve’ është i lartë.

“Janë 3175 shprehje interesi që kanë ardhur në këtë platformë. Janë të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë por zonat me kërkesë më të madhe janë ato zona ku edhe ka pasur mungesë të titujve të pronësisë. Përgjithësisht në veri dhe në juglindje të vendit”, shprehet Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Prej 3 javësh qytetarët po shprehin interes për të marrë në pronësi tokën në mënyrë që më pas të zhvillojnë në projekt biznesi.

“Hapi i radhës është përcaktimi i zonave me përparësi zhvillimi gjë që do të bëhet nga ana e bashkive, pra secila bashki do të shpallë zonat me përparësi zhvillimi në territorin e vet. Bashkitë po punojnë për shpalljen e këtyre zonave. Kur të shpallen zonat, qytetarët që kanë shprehur interes do të duhet të dorëzojnë kërkesat e tyre pranë bashkive”, pohon zëvendësministri.

Pasi të jenë miratuar ‘zonat për zhvillim’, do të nisë aplikimi real i qytetarëve, ku duhet të dorëzojnë edhe një sërë dokumentesh për të përfituar pronën.

Aplikimi real i qytetarëve me dokumentacionin përkatës që do të nisë pas shpalljes së zonave me përparësi zhvillimi nuk do të ketë afat, të gjithë qytetarët që mund të përfitojnë nga ky ligj do të mund të aplikojnë dhe përfitojnë përsa kohë ligji të jetë në fuqi dhe s’do ketë afat kufizues.

“Do të dorëzojnë një GEN-PLAN të sipërfaqes që ata duan të zhvillojnë së bashku me planin e biznesit se si duan ta zhvillojnë dhe dokumentacionin që mbështetet faktin që janë posedues të asaj prone. Pastaj bashkia bën verifikimin nëse prona plotëson kriteret për tu dhënë në përfitim, më pas miratohet lista e poseduesve faktik”, thotë Musabelliu.

Lexo edhe :  Stuhia Floris godet Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut, jepet alarmi i verdhë

Lehtësitë fiskale, të parashikuara në Paketën e Maleve, do t’i përfitojnë vetëm ata që përfundojnë të parët projektin për të cilin kanë aplikuar në bashki.

“500 subjektet e para që arrijnë të përfundojnë projektin për të cilin kanë marrë pronësinë e pronës shtetërore dhe marrin lehtësi fiskale”, tha Musabelliu.

Megjithatë nuk do të jenë përfitues vetëm 500 projekte. Edhe përtej kësaj shifre mund të ketë ndërtime në zonat malore të marra në pronësi nga qytetarët por pa lehtësi fiskale.

“Qëllimi është dhënia e tokës në pronësi për ta zhvilluar për ekonominë malore dhe do ta kenë të gjithë ata që do të plotësojnë kriteret për të marrë pronën. Por lehtësitë i përfitojnë vetëm 500 të parët”, tha Musablliu.

Për 500 të parët për 10 vite nuk do të ketë taksë të ndikimit në infrastrukturë, taksë të pasurisë së paluajtshme, TVSH dhe tatimi mbi fitimin.

Fokusi i “Paketës së Maleve” do të jetë në veri, një hap që vlerësohet për të frenuar shpopullimin dhe për të nxitur punësimin. m.p.

Të fundit

Plagosi nënën me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për 25- vjeçarin

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka pranuar kërkesën dhe ka vlerësuar si të ligjshëm arrestin në flagrancë...

Çfarë po ndodh me Euron? Monedha europiane ‘fundoset’më tej

Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde të reja historike. Sipas kursit...

Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA

Lidhja e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA ishte një moment që në fushatën për parlamentaret e 11 majit, Sali Berisha u...

Neymar synon pjesëmarrjen në Botërorin 2026, sulmuesi brazilian shkëlqen me Santosin

Neymar dëshiron ende që të kontribuojë për Brazilin. Sulmuesi i njohur, i dërgoi një mesazh mjaft të qartë trajnerit Ancelotti, menjëherë pas ndeshjes që...

Specialist i shquar i naftës dhe Doktor Shkencash, Arqile Pipa ndërron jetë në Amerikë

Arqile Pipa, një nga specialistët shqiptar më të dalluar të naftës dhe gazit, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare në Amerikë. Lajmin e...

Lajme të tjera

Web TV