Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i kanë shkatërruar edhe automjetin.

Konflikti për motive të dobëta mes palëve ka denigruar në ushtrimin e forcës fizike dhe shkaktimit të dëmtimeve, teksa i dhunuari ka kallëzuar në Polici të moshuarin dhe djalin e tij. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga uniformat blu, kurse 72-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për V. T., 72 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. T., 39 vjeç, babë e bir, pasi ka kallëzuar një 54-vjeçar, se për motive të dobëta, V. T. e ka kanosur, ndërsa A. T. e ka goditur me sende të forta dhe i ka dëmtuar automjetin”, bëri me dije policia vendore.

Pas nisjes së hetimeve paraprake, është bërë shpallja në kërkim e 39-vjeçarit që akuzohet për dëmtime me dashje dhe shkatërrim prone. m.p.

Të fundit

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

“PD duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në”

“21 janari 2011 ka qenë hera e fundit e FBI-së në Shqipëri. Partia Demokratike në atë kohë ra në grackë duke e kërkuar vetë...

Lajme të tjera

Web TV