Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Duke e cilësuar operacionin si të pandalshëm, Rama theksoi se puna po vijon “pa pushim”.

“Vazhdojmë, papushim”, shkruan Rama, duke lënë të kuptohet se pastrimi i hapësirave publike në Tiranë do të vijojë me të njëjtin ritëm dhe vendosmëri.

Në të njëjtin postim, kreu i qeverisë ka një mesazh edhe për ata që kritikojnë apo kundërshtojnë aksionin në rrjetet sociale:
“U lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën, i përshëndesim me mirëkuptim.”/E.T