Bankers pagoi mediat për të mos sjellë kamera, dalin përgjimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas skandalit të Bankers, dosja e prokurorisë tregon edhe një një tjetër skemë se si një korporatë gjigante pa konkurencë në tregun vendas përdor reklamat për të blerë heshjten e mediave.

Prokuroria ka zbardhur skemën e BANKERS e cila tregon se kjo kompani përmes kontratave të fryra të reklamave ka paguar miliona lekë në mediat kombëtare për të ndalur zërat kritikë dhe për të fshehur protestat e punëtorëve të saj. Hetimet nxjerrin në dritë një mekanizëm që synon kontrollin e informacionit dhe manipulimin e realitetit publik në kurriz të punonjësve të kompanisë, të cilëve u vonohen pagat, keqpaguhen apo kanë problematika të tjerë të kësaj natyre.

Në dosjen që ka siguruar “Syri.net”, tregohen disa episode, ku Bankers kërkon të blejë heshtjen e mediave. Aty tregohen milionat që kanë marrë televizionet me licensë kombëtare për mostransmetimin e protestave të punëtorëve.

“Nga këqyrja e kryer më datë 14.05.2025 në platformat kryesore të internetit, përfshirë Google, YouTube dhe faqet zyrtare të mediave shqiptare, rezulton se protesta e punonjësve të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Llt”, më datë 1 Maj 2025 ka qenë një ngjarje reale dhe e raportuar kryesisht në disa media online dhe kanale televizive si “Syri.net”, “News 24”, “RTSH” dhe “Almakos.com”, etj. Ndërsa mediat si “Top Channel”, “TV Klan” etj, nuk kanë raportuar këtë protestë të sindikatës së punonjësve.”, – thuhet në dosjen e përgjimeve të prokurorisë.

Pjesë nga dosja:

Me vendimet përkatëse për lejim përgjimi të këtij trupi gjykues në cilësinë e gjyqtarit të hetimeve paraprake, është lejuar përgjimi i bisedave dhe komunikimeve telefonike të numrit celular 0694014216 në përdorim të personit nën hetim Hongping Xiao, i cili gjatë kësaj periudhe, rezulton të ketë qenë mjaft aktiv në drejtim të përmbushjes së angazhimeve që ka marrë përsipër si dhe evidentohet përpjekja e tij për të mos publikuar protestën e punëtorëve të tij, më datë 01.05.2025.

Nga përmbajtja e bashkëbisedimit të tij më datë 29.04.2025 me shtetasen Laura Dashi (poseduese e numrit celular 0692030715) reflektohet ky shqetësim dhe, bën çdo përpjekje për të penguar publikimin e lajmit. Nga këqyrja rezulton se, më datë 01.05.2025 punëtorët e shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” kanë protestuar për kushtet e vështira të punës së tyre, protestë e cila është adresuar kundër drejtuesve të shoqërisë. Nga ana tjetër, administratori i shoqërisë personi nën hetim Hongping Xiao ka bërë përpjekje që kjo protestë të mos pasqyrohet nga mediat kryesore në vendin tone, e biseda e zhvilluar më datë 29.04.2025, tregon pikërisht këtë qëllim dhe, është sa vijon:

Personi – A- Është shtetasi Hongping Xiao

Personi -B- Është bashkëbiseduesi i tij shtetasja L. Dashi

Personi B: Po, përshëndetje

Personi A: Përshëndetje

Personi B: Si jeni?

Personi B: Nuk jam mirë, që nga…po, një pyetje e shpejtë në lidhje me këto media për 1 majin, ke siguruar që Top Channel nuk do të vije?

Personi B: Jo, nuk do të vijë, sepse…qartë që nuk do të vije.

Personi A: Po, mund të më sigurosh këtë?

Personi B: Po. po. Për Top Channel, mund të të siguroj.

Personi A: Dhe kështu, ka tre media që janë përmendur në fillim, apo jo?

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Personi B: Në cilin fillim?

Personi A: Sindikata na dha informacion që tre prej tyre do te vijnë. Top Channel nuk do të vijë, dhe dy të tjerat, mund të kujtosh?

Personi B: Nuk e di

Personi A: Pra, mund të sigurosh që Top Channel nuk do të vije, apo jo?

Personi B: Absolutisht, sepse kemi kontratë, është 100% e sigurt. Do të kontaktoj edhe të tjerët. por nuk dua t’i kontaktoj ata të parët. Kjo është ideja. Deri tani nuk kam asnjë informacion. kështu që në momentin që ata na kontaktojne, do t’jua them menjëherë.

Personi A: Ok

Personi B: Absolutisht! Po nga ana juaj, keni ndonjë informacion?

Personi A: Jo, mendoj që në fillim janë përmendur tre, do të gjej mesazhin që besoj se e kam ndarë me ty.

Personi B: Po, sipas mesazheve ata thonin News 24, që është Fokus. Po, është Syri, që është televizioni opozitar, dhe Klan, nëse nuk gaboj, por për Klan ende kemi kontratën, por kemi këtë situatë…

Personi A: Nëse mund të sigurosh që Top Channel dhe Klan nuk do të përfshihen, eshtë e gjitha.

Personi B: Po, e di. Por me Klan kemi një situatë delikate, kështu që do të kontaktoj absolutisht. Do të flas me ta, do t’u them se do të rregullojmë gjërat, por nuk e di. Ndoshta ata mund të informojnë edhe të tjerët, por do t’jua bëj me dije nëse kam ndonjë informacion. Ok, a ka diçka tjetër?

Personi A: Jo, jo, për momentin jo.

Personi B: Ok, ok. Faleminderil.

Personi A: Ok

Nga këqyrja e kryer më datë 14.05.2025 në platformat kryesore të internetit, përfshirë Google, YouTube dhe faqet zyrtare të mediave shqiptare, rezulton se protesta e punonjësve të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Llt”, më datë 1 Maj 2025 ka qenë një ngjarje reale dhe e raportuar kryesisht në disa media online dhe kanale televizive si “Syri.net”, “News 24”, “RTSH” dhe “Almakos.com”, etj. Ndërsa mediat si “Top Channel”, “TV Klan” etj, nuk kanë raportuar këtë protestë të sindikatës së punonjësve.

Ndërsa nga këqyrja e kryer më datë 21.05.2025, rezulton se media të ndryshme si “Top Channel” apo “Tv Klan”, etj, kanë marrë përgjatë viteve 2020-2025 pagesa që varjojnë nga 26.346.090 e deri në 55,132,715 lekë, për reklama, hapësira publicitare, spote, kronika, etj, në një kohë që kjo kompani operon në treg pa rivalë, etj. Pra, reklamimi i aktivitetit të saj në një treg pa konkurent është vetëm shtim i pajustifikuar i shpenzimeve dhe ulje e fitimeve që deklaron si kompani. Ne këtë mënyrë, dyshohet se mundohet me këto investime të pengojë publikimin e lajmeve negative rreth aktiviteti të saj, të pamundësojë përcjelljen e protestave të punëtorëve të saj, etj.

E njējta situatë nga komunikimet e shtetasit Hongping Xiao për raportet me mediat dhe përpjeket e tij për të fshehur veprimtarinë e paligishmëritë shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd” del edhe nga bisedat e zhvilluara prej tij disa ditë më parë se biseda e mësipërme. Konkretisht bisedat e datës 24.04.2025 ora 07:43:21 AM dhe 07:54:21 AM me përdoruesen e numrit celular 06970…. m.p.

Të fundit

Vlorë, apartamenti përfshihet nga flakët

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën pranë rrugës “Transballkanike” në Vlorë. Nga informacionet e para...

I nxehti “pushton” sërisht Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar...

Përleshje me policinë/ 29-vjeçari shqiptar bën për spital karabinierin gjatë arratisjes

Një ndalesë rutinë në një pikë kontrolli të karabinierëve përgjatë rrugës Nettunense në zonën e Aprilias, çoi karabinierët në arrestimin e një shqiptari 29-vjeçar. Sipas...

Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi, “gjallë dhe mirë”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, deklaroi se gjendja e dialogut është “gjallë dhe mirë” pas vizitës së papritur...

Capello analizon Milanin: “Leao ka një problem, por duket se po e zgjidh”

I intervistuar nga numri i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello ka folur për Milanin, duke u ndalur te Rafael Leao: “Rafa është...

Lajme të tjera

Web TV