Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve të njëpasnjëshme dhe të suksesshme në këtë zonë, ata nuk gjetën më asnjë pengesë serioze për të shtyrë kufijtë e tyre përtej Adriatikut. Perandoria Bizantine, e lodhur nga krizat e brendshme dhe përçarjet fetare, nuk ishte më fuqia që dikur mbretëronte në Mesdhe. Ajo u bë një objekt tundues për ambiciet e Normanëve.

Në këtë kohë, Aleksi I Komneni hipi në fronin e Perandorisë Bizantine, në një përpjekje të dëshpëruar për ta shpëtuar shtetin nga rënia. Ai ndërmori reforma të menjëhershme dhe të pazakonta për një perandor bizantin – ndër to, përulja para autoritetit të Kishës, një akt që më parë do të ishte i paimagjinueshëm. Megjithatë, këto përpjekje nuk mjaftuan për të ndalur hovin e Normanëve.

Të udhëhequr nga Robert Guiscard dhe djali i tij karizmatik, Bohemund, Normanët sulmuan Durrësin (1081), e më pas Korfuzin, duke e shtyrë fushatën e tyre në brendësi të Ballkanit, deri në Larisën e Thesalisë. Aleksi pësoi disa humbje të rënda në fillim, por u tregua një diplomat mjeshtëror: në një lëvizje strategjike, i dha ryshfet perandorit gjerman, Henrik IV, për ta detyruar të sulmonte Normanët në prapavijë, në Italinë jugore. Kjo e detyroi Robert Guiscardin të kthehej për të mbrojtur zotërimet e veta në vitet 1083–1084.

Interesant është fakti se kjo aleancë me Henrin IV – një ndër të fundit në historinë e ndikimit diplomatik bizantin në gadishullin italian – tregoi se Perandoria ende ruante një farë peshe në politikën ndërkombëtare, por gjithnjë e më të kufizuar.

Rreziku norman u fashit me vdekjen e Robert Guiscardit në vitin 1085. Kjo, e kombinuar me një fitore të përmbysur bizantine dhe me ndihmën e vlefshme të forcave detare veneciane, i lejoi Bizantit të rimerrte disa pozicione në Ballkan. Megjithatë, ajo që dikur ishte një perandori mesdhetare me ndikim në tre kontinente, tani po përpiqej të mbijetonte në oborrin e vet.

Lexo edhe :  Bombardimi i Ambasadave të SHBA-ve, mëngjesi i zakonshëm që u kthye në tragjedi

Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Lajme të tjera

Web TV