Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të dytë” në ushtrimin e detyrës së tij si udhëheqës i vendit.

Kristersson, partia e të cilit udhëheq koalicionin qeverisës të qendrës së djathtë në Suedi, tha se përdor mjete si ChatGPT dhe shërbimin francez LeChat. Ai shtoi se edhe kolegët e tij i përdorin AI-në në punën e përditshme.

Në një intervistë për gazetën suedeze të biznesit Dagens, Kristersson tha: “E përdor vetë mjaft shpesh. Nëse jo për gjë tjetër, atëherë për një mendim të dytë. Çfarë kanë bërë të tjerët? Dhe a duhet të mendojmë të kundërtën? Pyetje të këtij lloji”.

Megjithatë, ekspertët e teknologjisë kanë ngritur shqetësime për përdorimin e AI nga politikanët në këtë mënyrë, dhe gazeta Aftonbladet e akuzoi Kristerssonin në një editorial se ka “rënë pre e psikozës së AI-së së oligarkëve”.

Zëdhënësi i Kristerssonit, Tom Samuelsson, tha më vonë se kryeministri nuk merr rreziqe në përdorimin e AI-së: “Sigurisht që nuk bëhet fjalë për informacione të ndjeshme që përfundojnë atje. Përdoret më tepër për të marrë një ide të përgjithshme”.

Por, Virginia Dignum, profesoreshë e inteligjencës artificiale në Universitetin e Umeå-s, tha se AI nuk është në gjendje të japë një mendim domethënës për ide politike dhe se ajo thjesht pasqyron qëndrimet e atyre që e kanë ndërtuar. m.p.

Të fundit

Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta në vend

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më...

Konstantius II, Perandori i Ri që masakroi të gjithë pretendentët e fronit

Më 7 gusht të vitit 317, në qytetin e lashtë Sirmium të krahinës Pannonia – një qytet i rëndësishëm i Perandorisë Romake, i ndërtuar...

Trump paralajmëron tarifa prej rreth 100% për importet e gjysmëpërçuesve në SHBA

Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej rreth 100% për çipat gjysmëpërçues të importuar në vend, tha Presidenti Donald Trump. Ky veprim synon...

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht zhvillimin e kësaj bisede, por...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

Lajme të tjera

Web TV