Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, dy prej thesareve natyrore të qarkut të Shkodrës që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve.
Përmes një postimi në Facebook, Rama i ka cilësuar këto zona si “një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike”, duke vënë në pah potencialin e jashtëzakonshëm që kanë për zhvillimin e turizmit malor dhe të natyrës.
Fotografitë e publikuara pasqyrojnë bukurinë e virgjër të kësaj zone: ujërat e kristaltë të lumit, urën e veçantë që shtrihet mes brigjeve shkëmbore dhe peizazhet që ofrojnë qetësi dhe aventurë njëkohësisht.