Pavarësisht se shumë e kritikuar, duket se marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë për hapjen e kampeve të emigrantëve, po merret shembull.
Fillimisht ishte plani i Britanisë së Madhe për të dërguar emigrantët e paligjshëm në Ruanda por gjithçka ka mbetur në letër. Megjithatë, përtej Atlantikut, ky plan është bërë realitet. Qeveria e Ruandës njoftoi të martën se do të pranojë deri në 250 emigrantë që do të deportohen nga Shtetet e Bashkuara sipas një marrëveshjeje të arritur me Uashingtonin.
“Ruanda ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara për të pranuar deri në 250 emigrantë. Kjo marrëveshje vjen kryesisht sepse pothuajse të gjitha familjet ruandeze i njohin vështirësitë e zhvendosjes dhe vlerat tona shoqërore bazohen në riintegrimin dhe rehabilitimin”, shpjegoi zëdhënësja e qeverisë Yolande Makolo. m.p.