Thirrjet antishqiptare, arrestohet një person i dyshuar në Kumanovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi sot (5 gusht) arrestimin e një personi dhe shoqërimin e disa të tjerëve, pas incidenteve me thirrje raciste e antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut–Rumani, më 2 gusht në Kumanovë.

I arrestuari, S.M. (30) nga Kumanova, akuzohet se tentoi të sillte një banderolë fyese gjatë pushimit të ndeshjes. Ministria e Brendshme paralajmëroi masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje dhe theksoi se gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet në asnjë aktivitet sportiv.

“Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut apelon për tifozeri të ndershme dhe sportive, dhe çdo fyerje do të sanksionohet ashpër. Ministria e Brendshme apelon të gjithë qytetarët dhe anëtarët e grupeve të tifozëve që të bëjnë tifozeri për sportistët e tyre të preferuar, por në mënyrë sportive, ekskluzivisht në frymë sportive, pa gjuhë urrejtjeje, pa asnjë fyerje të bazuar në përkatësi personale, etnike, fetare ose ndonjë përkatësie tjetër që nuk është e përshtatshme për gara sportive dhe është në kundërshtim me ligjin”, njoftoi MB.

Dhe më tej sqaroi për arrestimin e kryer të të dyshuarit:

“Në lidhje me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në Pallatin e Sporteve në Kumanovë, disa të dyshuar tashmë janë thirrur në Departamentin e Policisë së Kumanovës dhe është kryer një intervistë zyrtare, dhe pas analizave të kryera në koordinim me Prokurorinë Publike të Kumanovës, do të merren masa specifike ligjore kundër personave të përfshirë dhe ndjekje penale. Sot, oficerët e Departamentit të Policisë së Kumanovës e privuan nga liria S.M. (30) nga Kumanova, i cili dyshohet se është përpjekur të sjellë një banderolë me përmbajtje fyese gjatë pushimit të një ndeshjeje basketbolli. Pasi të sqarohet plotësisht rasti, kundër tij do të ngrihet një padi përkatëse”. m.p.

Të fundit

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të...

Poja e “gradoi”, Juxhin Drazhi prangoset nga Interpoli në Spanjë

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Spektakolare! Barcelona ‘prenoton’ sulmuesin e madh për 65 mln euro

Barcelona pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e verës 2026 dhe në qendër të planeve të saj është sulmuesi anglez...

Prostitutat në Tiranë, shtohen rastet e infektimit nga HIV/AIDS

Shoqata e pacientëve me HIV/AIDS jep alarmin për rritjen e rasteve me HIV/AIDS në Tiranë dhe qytetet bregdetare, nga vajzat e huaja që vijnë...

Risi në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada jep njoftimin

Duke nisur nga data 2 shtator e këtij viti do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të...

Lajme të tjera

Web TV