Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në Greqi.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Nea Stira, teksa pasagjerët po zbriten me urgjencë me varka e jelekë shpëtimi, pasi ka frikë e panik për një fundosje.

Mjeti lundrues paraprakisht njoftohet se kishte një rrjedhje të vogël uji. Në bord janë edhe 9 anëtarë të ekuipazhit.

Trageti operonte në itinerarin nga Nea Stira në Agia Marina, teksa ngeci sot pasdite (5 gusht) në bregun e Glaros, afërsisht dhjetë minuta pas nisjes së tij nga porti.

Sipas informacioneve, trageti “Panagia Paravouniotissa” mbante 105 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit dhe ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Operacioni i transferimit të tyre filloi menjëherë me ndihmën e anijeve private dhe pasagjerët u transportuan të sigurt në portin e Nea Stira, raportoi media greke.

Tre anije të Rojës Bregdetare, anije private dhe një anije tjetër që transportonte pasagjerë nxituan në vendngjarje për të ndihmuar në proces.

“Nuk na u dhanë udhëzime, askush nuk na informoi, i gjetëm vetë jelekët e shpëtimit nën sedilje”, theksoi një pasagjer, duke folur për Mega, dhe shtoi: “e kuptuam manovrën e kapitenit dhe më pas ramë në një hendek. Kur erdhi momenti i evakuimit, kapiteni tha nëpërmjet altoparlantëve, “zbritni dhe hipni në varka”. m.p.

Të fundit

Demokratë… dilni mbushni sheshet! Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën

Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin...

Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, të moshës 81 dhe 83 vjeç, vdiqën në një shpërthim në një apartament në Piano di...

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas...

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar...

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend...

Lajme të tjera

Web TV