AMA bashkëpunim me platformën X për përmbajtjet në gjuhën shqipe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar për një bashkëpunim të ri me një nga platformat më të mëdha online, platformën X.

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka theksuar se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X, për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potenacialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë.

“Një mjedis i pastër dixhital, pa dhunë e urrejtje dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve apo komuniteteve është prioritet për ne”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas marrëveshjes, AMA do të ketë një kanal të dedikuar në Platformën X, për të raportuar përmbajtje që përmbajnë gjuhë urrejtjeje, nxisin dhunën, shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, apo cenojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut./e.t

Të fundit

Ndërron jetë Pippo Baudo, prezantuesi që bëri histori në televizionet italiane

Ka ndërruar sot jetë në moshën 89- vjeçare Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, një prej prezantuesve më të njohur të televizionit...

Një diktator përkrah njeriut më të fuqishëm në botë

Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që ishin dje përballë njëri-tjetrit për herë të parë pas gjashtë vitesh, pritej...

Gramshi, shkatërrimi pas flakëve/ Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara

Këto janë pasojat që ka lënë pas zjarri, i cili për tre ditë me radhë shkrumboi fshatrat e Gramshit. Shtëpi tërësisht të shkatërruara, qindra bagëti...

Air Canada pezullon fluturimet pasi stafi i kabinës hyn në grevë

Asistentët e fluturimit të Air Canada hynë në grevë të shtunën në mëngjes, pasi negociatat midis sindikatës së stafit dhe linjës ajrore nuk arritën...

Maks Velon e lidhën duar e këmbë, e torturuan nëpër birucat e diktaturës

Nga Kujtim Çashku Maks Velo nuk është Henry Moore shqiptar, por Henry Moore kishte një jetë tjetër tek artisti shqiptar Maks Velo, veç asaj që jetoi...

Lajme të tjera

Web TV