Berisha gjen arsyen për humbjen/ Na mundën pensionistët, ua bleu votën Rama!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ish-kryeministri Sali Berisha doli me një tjetër arsye për humbjen në zgjedhjet e 11 majit, duke hedhur akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama për manipulim të votës përmes pagesave ndaj pensionistëve.

Sipas Berishës, shpërndarja e 100 eurove për 760 mijë pensionistë pak ditë para zgjedhjeve ishte një akt i qëllimshëm për të ndikuar rezultatin elektoral.
 “Farsa elektorale 11 maj 2025 kishte aspektet më çnjerëzore, më cinike. Edi Rama përdori dhuratën 100 euro për pensionistët për të ndikuar votën,” – deklaroi Berisha, duke e cilësuar këtë si një formë blerjeje votash ndaj një shtrese tejet të varfër dhe të pambrojtur.
Duke e cilësuar politikën ndaj pensionistëve si “çnjerëzore dhe të korruptuar”, ai shtoi se 100 eurot e dhuruara përpara zgjedhjeve kishin një ndikim disproporcional tek ata që përfitojnë mesatarisht vetëm 133 euro në muaj, në një vend ku çmimet janë 17% më të larta se mesatarja e BE-së.
Me këtë deklaratë, Berisha shton një tjetër alibi në radhën e shpjegimeve për humbjen, këtë herë duke e parë fajtor pensionistët e prekur nga ndihma financiare e qeverisë./E.T

Të fundit

Kurti, takim me emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme...

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

Në një intervistë për BIRN, ekonomisti Arben Malaj tha se aksioni më shumë mediatik sesa konkret i qeverisë shqiptare ndaj bizneseve të vogla të...

Befasia për “Topin e Artë”, në listë futet lojtari i Serie A!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë është planifikuar për 22 shtator, si gjithmonë në Théâtre du Châtelet në Paris, por zërat...

Tragjedi në ajër/ Përplaset helikopteri, humb jetën 2 ministri i Mbrojtjes dhe Mjedisit

Dy anëtarë të qeverisë së Ganës, Ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit Ibrahim Murtala Mohammed, humbën jetën në një përplasje...

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

Mesditën e sotme një minator ka humbur jetën në një aksident në subjektin minerar “Jeton Dani” në Bulqizë. Raportohet se viktimë e aksidentit ka mbetur...

Lajme të tjera

Web TV