Çereku i mjeteve nuk e kalojnë kolaudimin: Ja disa nga arsyet kryesore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë testuar 167.046 mjete në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), 24,3% e këtyre mjeteve nuk e kanë kaluar testimin teknik, duke sinjalizuar një përqindje të lartë dështimi, që duhet të ngrejë shqetësim për autoritetet dhe drejtuesit e mjeteve.

Nga të gjitha mjetet e testuara, 86,2% janë automjete me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende, ndërsa 35,6% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë, që mbetet qendra më aktive për këtë shërbim. Arsyeja kryesore të moskalimit në testim lidhet me sistemin e shkarkimit të gazrave (37,8%), ndjekur nga mangësitë vizuale dhe funksionale (34,9%), sistemi i frenimit (14,8%) dhe sistemi i drejtimit (13%). Këto shifra tregojnë probleme serioze me mirëmbajtjen e mjeteve dhe ndikimin e tyre në ndotjen e mjedisit dhe në sigurinë rrugore.

Një tjetër indikator shqetësues është fakti se 4.577 mjete me moshë mesatare 22 vite janë çregjistruar përfundimisht, një hap i domosdoshëm për të nxjerrë jashtë qarkullimit makinat që paraqesin rrezik. DPSHTRR-ja kujton se ndërhyrjet në odometër dhe ndryshimet konstruktive janë rreptësisht të ndaluara, ndërsa rezervimi i takimit për kontroll teknik mund të bëhet përmes platformës e-Albania./kb

Të fundit

Mavijosja në dorën e Trump, çfarë do të thotë?

Imazhet e fundit të mavijosjes së duarve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë rinisur debatin mbi shëndetin e...

Lufta e Vlorës, djemtë me guna të Labërisë hedhin në det ushtrinë italiane

Qershor – Shtator 1920 Nga Leonard Veizi Pas shpalljes së Pavarësisë në 1912, Shqipëria mbeti e brishtë dhe nën ndikimin e Fuqive të Mëdha dhe fqinjëve....

Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Në një emision televiziv Belind Këllici zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri. Ai deklaroi se Tërmet Peci mund të jetë Ministër...

Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, njoftoi Gjykata Penale e Departamentit të Parisit, sipas burimeve të...

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet në Greqi, pasi raportet konfirmuan...

Lajme të tjera

Web TV