Dy lojtarë po i prishin punë Interit, njëri është Kristjan Asllani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interin. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar nuk bëjnë pjesë në planet e klubit zikaltër. Gjithçka është e njohur dhe e shpallur hapur, por pozicionet e dy lojtarëve duken të ndryshme. Për Asllanin kanë ardhur oferta konkrete, më e rëndësishmja ishte ajo e Betis Sevilla, rreth 15 milionë euro.

Sidoqoftë, deri më tani ai i ka refuzuar të gjitha ofertat e marra, e fundit ajo nga Sassuolo. Asllani dëshiron të qëndrojë në Itali, por synon një klub të nivelit mesatar e lart, që luan në Kupat e Europës. Ja pse po pret ende që Bologna dhe Fiorentina të hedhin hapin përpara, duke konkretizuar interesimin e muajit të kaluar.

Megjithatë Interi, që synon të përfitojë financiarisht nga shitja e tij, po frikësohet gjithnjë e më shumë se me kalimin e kohës nuk do të mund të arrihet veçse një marrëveshje për huazim me të drejtë blerjeje. Formulë, pikërisht, që nuk preferohet.

Nuk mund të thuhet se ka pakënaqësi, por padyshim situata po bëhet çdo ditë e më delicate. Eurot që klubi shpresonte të merrte nga shitja e Asllanit do të duheshin përdorur sa më parë për të rritur fondin e nevojshëm të operacioneve hyrëse, përfshirë atë që lidhet me Leoni.

Për Taremin, nga ana tjetër, situata është disi ndryshe. Më saktë, iraniani nuk do ta kishte refuzuar një ofertë si ajo spanjolle që erdhi për Asllanin. Në pritje të rikthimit në Itali, ai i ka bërë të ditur Interit se nuk do ta kundërshtojë largimin e tij, me të vetmin kusht që të vazhdojë të luajë në Europë, prej nga vijnë edhe refuzimet ndaj Flamengo dhe Botafogo.

Lexo edhe :  Ylli i PSG "injoron" ekipin: E meritoj të fitoj “Topin e Artë”

Për momentin, përveç disa “sondazheve” nga Premier League, klubi që ka shfaqur më shumë interes për Taremin ka qenë Besiktas. Interi e vlerëson kartonin e tij ndërmjet 8 dhe 10 milionë euro, por ndryshe nga rasti i Asllanit, mund të bindet në fund edhe për një huazim, duke u liruar kështu gjithsesi nga barra e një page relativisht të lartë. m.p.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV