E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin 8 të rrugës “Aldo Rossi” në Milano. Një temë që po rritet dita-ditës me intensitet dhe zëra, sepse kthimi i mundshëm i Adriano Gallianit te Milani do të ishte një lajm bombastik.

Një skenar që për momentin mbështetet në dy siguri. E para është se jemi ende në nivelin e hipotezës; thënë ndryshe, nuk ka asgjë të shkruar me shkrim, të zezë mbi të bardhë deri tani. Nga ana tjetër, nuk mund të ndodhë ndryshe: nëse “martesa e dytë” do të ndodhë me të vërtetë, ish-administratori i deleguar i kuqezinjve duhet të përfundojë më parë procesin e shitjes së Monzës. Pra, mbyllja e vërtetë e transaksionit me “Beckett Layne Ventures”, fondin amerikan që ka blerë klubin brianzol nga “Fininvest”.

Siguria e dytë, megjithatë, është se diçka po përgatitet me patjetër. Ka arsye të forta për të kuptuar më shumë, nëse është e vërtetë. Në fakt, është e vërtetë që Galliani dhe Cardinale janë takuar personalisht në javët e fundit. Një bisedë që vështirë se mund të konsiderohet thjesht takim për mirëkuptim. Një takim që mund të ketë qenë i lehtësuar nga Flavio Briatore, mik i madh i Gallianit dhe i lidhur profesionalisht me “RedBird”, aksionerin kryesor të Milanit dhe pjesë e grupit të investitorëve që kanë blerë 24% të “Alpine” në Formula 1, klub i drejtuar pikërisht nga Briatore.

Çështja qëndron te sa i thellë ka qenë ky takim ballë për ballë. A ishte një takim për t’u njohur dhe për të vlerësuar njëri-tjetrin, siç kishte bërë Cardinale me Ibrahimovic, apo janë vënë themelet për një rikthim real të Gallianit? Populli kuqezi thotë po, duke imagjinuar se prania e ish-drejtorit mund të zgjidhë, për shembull, çështje të “peshës politike” të klubit në skenën e futbollit dhe njëkohësisht të shërbejë si udhëheqës në aspektin e merkatos.

Lexo edhe :  Dy opsione për sulmin e Milanit, Tare e konfirmon nga “San Siro”: Një duhet të vijë

Por duhet qartësi që në fillim. Nëse ky skenar do të realizohej, Galliani nuk do të zëvendësonte askënd. Scaroni do të mbetej president, ashtu si Furlani do të vazhdonte të ishte administrator i deleguar. Mund të themi se do të krijohej një rol i veçantë, një lloj super-këshillimi personal. Ndoshta i lidhur, si Ibrahimovic, direkt me “RedBird” dhe jo me Milanin. m.p.

Të fundit

Athinë, vritet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua me armë...

Ofertë 30 milionë euro nga Arabia Saudite, por Juventus nuk dorëzohet

“La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi saudit Al-Ahli i ka dërguar së fundmi Juventusit një ofertë 25 milionë euro, të gatshëm për ta...

Kryeministri britanik: Garancitë e sigurisë do të ishin një hap historik

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, diskutoi në tryezën që ka bashkuar të gjithë liderët evropianë, Zelenskyn dhe presientin amerikan Trump, duke u...

Zelensky ironizon gazetarin për veshjen: Ti dukesh njësoj!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u komplimetua për veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Zelensky kishte...

Macron: Takimi duhet të pasohet nga një takim katërpalësh me Evropën

Një takim katërpalësh me Evropën duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin. Presidenti francez Emmanuel Macron e tha këtë sot, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV