Meloni takohet me Presidentin Vuçiç: Mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, u takua mbrëmjen e djeshme në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë italiane, takimi shërbeu si një mundësi për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Italisë për procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, si dhe për reformat që Beogradi ka ndërmarrë në këtë drejtim.

Gjatë takimit u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Italisë dhe Serbisë, me synimin për të forcuar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në fokus të bisedimeve ishin gjithashtu çështjet kyçe ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe zhvillimet rajonale.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke rikonfirmuar mbështetjen për dialogun Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. m.p.

Të fundit

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor...

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane...

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme....

Biznesi i medias dhe profesioni i gazetarit

Nga Shpëtim Luku Në Shqipëri, prej vitesh ekziston një paaftësi e theksuar brenda komunitetit të gazetarëve për të ndarë biznesin e medias nga vetë profesioni...

Mbi 8 miliardë njerëz, sfidë apo një mundësi për të ardhmen e planetit?

10 gusht 2000 – Bota regjistroi 6 miliardë njerëz Nga Leonard Veizi Nëse Toka do të kishte zë, ndoshta do të rrëfente një histori të gjatë...

Lajme të tjera

Web TV