Trump njofton Europën: Sot folëm dhe… Rusia kërkon paqe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i sotëm midis të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ishte “jashtëzakonisht produktiv”, bëri të ditur presidenti amerikan Donald Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth Social.

“Është bërë përparim i madh”, theksoi Trump, i cili shtoi gjithashtu se ka informuar për rezultatet edhe disa prej aleatëve evropianë.

Ai përsëriti se lufta duhet të përfundojë dhe se në ditët dhe javët e ardhshme “do të punojmë për këtë çështje”.

Në postimin e tij, Trump shkruan: “I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo zhvilloi një takim jashtëzakonisht produktiv me presidentin rus Vladimir Putin. Është bërë përparim i madh! Më pas informova disa nga aleatët tanë evropianë. Të gjithë bien dakord se kjo luftë duhet të përfundojë, dhe ne do të punojmë në këtë drejtim në ditët dhe javët që vijnë. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”

Ndërkohë, më herët gjatë së mërkurës, presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Për momentin, nuk janë bërë publike detaje lidhur me përmbajtjen e kësaj bisede. m.p.

Të fundit

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

Lajme të tjera

Web TV