13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën në periudhën qershor 2022 – qershor 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), vetëm 13,4% e personave që janë riregjistruar në autoshkollë pas humbjes së pikëve të patentës kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit.

“Ata që kanë kaluar me sukses testet, janë kthyer në rrugë si drejtues mjeti, këtë herë më të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm”, thekson DPSHTRR.

Në seancën më të fundit të testimeve, nga 42 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë, por vetëm 10 prej tyre rezultuan fitues në testet teorike dhe praktike.

DPSHTRR nënvizon se shkelësit e rëndë dhe përsëritës të rregullave të qarkullimit, të cilët rrezikojnë sigurinë në rrugë, duhet të riregjistrohen nga e para në autoshkollë dhe t’i nënshtrohen procesit të plotë të testimit, sipas akteve të reja ligjore në fuqi. m.p.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV