Arsyet për burgosjen pa fund: Pse Gjykata e Hagës e mbajti sërish Thaçin në qeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Speciale ka zgjatur paraburgimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Këto vendime i mori dje me 5 gusht gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, me arsyetimin se duhet të mbesin në paraburgim për arsye proporcionale dhe të nevojshme, për të cilat për Thaçin tha se ende ekziston rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte, bën me dije Kosova Press.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka thënë se ende vazhdon dyshimi ndaj Thaçit për kryerjen e veprave penale për të cilat ai është i ngarkuar.

“Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DhSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.

Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq që paraqesin mbrojtjen e Thaçit nuk kanë parashtruar përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit.

Kujtojmë se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzën e dytë kundër Thaçit në dhjetor të vitit 2024 për pengim të drejtësisë./kb

Të fundit

“Ka dritë në fund tunelit”, Putin flet për marrëdhënien me Donald Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më...

Fati i “zi” i Neymar, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon grumbullimin tek Brazili

Klubi brazilian Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit (CBF) se Neymar ka pësuar lëdim në kofshë, sipas informacioneve të publikuara nga ge.globo.  Ylli me...

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kapet 19-vjeçari në Fier

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Fierit. Gjykata e Riminit i ka caktuar të riut masën e...

Humbja e hidhur ndaj Cremoneses, Allegri takim me Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë

Ditë e diel, por te Milani nuk ka pushim pasi ka shumë punë për të bërë. Kuqezinjtë u mposhtën dje nga Cremonese me rezultatin...

Guvernatori kritikon Trumpin: Plani i tij për të dërguar trupa në Çikago është abuzim

Presidenti Donald Trump planifikon të dërgojë trupa në Çikago, gjë që përbën një “abuzim me pushtetin”, sipas guvernatorit demokrat të shtetit të Illinoisit në...

Lajme të tjera

Web TV