Ka përfunduar protesta në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Hysni Gucati, drejtues i OVL UÇK si organizues i protestës, deklaroi se Specialja ka devijuar nga misioni fillestar dhe dëshiron të përmbysë historinë në favor të Serbisë.
Nevenka Tromp, ish-hetuese e Tribunalit të Hagës në rastin kundër Sllobodan Millosheviçit, tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, duke kërkuar nga Specialja që të veprojë në mënyrë të paanshme.
Në protestë foli edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti, që kritikoi Specialen se po pranon prova nga ata që kanë kryer krime. m.p.