Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009, katër efektivë të forcave operacionale mbetën të vrarë në përpjekje për arrestimin e Dritan Dajtit.

Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari gjetën vdekjen pas përplasjes me armë zjarri me të shumëkërkuarin e drejtësisë asokohe.

Më 7 gusht të vitit 2009, efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dritan Dajtin, i cili ishte në kërkim pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Katër oficerët e policisë të vrarë u shpallën më pas Dëshmorë të Atdheut dhe u varrosën me ceremoni zyrtare në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë.

Çështja ndaj Dritan Dajtit testoi gjithë sistemin gjyqësorë në vend, u zvarrit për vite me radhë, pas tërheqjes së njëpasnjëshme të avokatëve dhe tërheqjes së trupave gjykuese. Megjithatë, më 23 korrik 2014 Gjykata e Faktit të Krimeve të Rënda dënoi Dajtin me 4 burgime të përjetshme.

Vendimi megjithatë nuk qe jetëgjatë. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda prishi vendimin e Shkallës së Parë, pasi sipas saj nuk ishte mbajtur parasysh e drejta e Dritan Dajtit për të pasur përfaqësues ligjorë.

Në Gjykatën e Lartë bënë rekurs edhe Prokuroria edhe Dritan Dajti. E para kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ndërsa Dajti kërkoi pafajësi ose zbutje të akuzës në vrasje në tejkalim të vetëmbrojtjes. Ai po ashtu pretendoi se i ishte shkelur e drejta e mbrojtjes.

Organi më i lartë i drejtësisë në Shqipëri vendosi të kthente çështje për gjykim në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, duke arsyetuar se Dajtit nuk i ishte cënuar e drejta e mbrojtjes dhe se këtë ai mund ta shfrytëzonte në Gjykatën e Apelit.

Lexo edhe :  BSH: Kreditimi i ekonomisë u frenua në muajin korrik

Kthimi i çështjes solli edhe problemin se në këtë gjykatë nuk kishte më trupa gjykues për të shqyrtuar çështjen, pasi thuajse të gjithë gjykatësit kishin qenë një herë pjesë e gjykimit të saj me vendime të ndryshme. Për këtë rast në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda u komanduan pesë gjyqtarë nga rrethet.

Pas një sage gjyqësore 15 vjeçare që pasoi vrasjen e katër punonjësve të Policisë së Shtetit në vitin 2009, Gjykata e Lartë vendosi në vitin 2024 që të rikthejë dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin. m.p.

Të fundit

Berisha sulmon drejtësinë, por KLGJ nuk reagon kurrë. Pse?

Këshilli i Lartë i Gjyqësor edhe një herë ka heshtur ndaj sulmeve të ripërsëritura të Sali Berishës ndaj drejtësisë,...

Berat, ish-drejtori i SHISH kapet me dokumente sekrete dhe municion në shtëpi

Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit në këtë qark, Aleksander Shulla, si dhe djalin e tij, Pandeli...

U shkarkua pas dy ndeshjesh, vjen reagimi i trajnerit Ten Hag

Erik ten Hag ka reaguar me keqardhje pas shkarkimit të tij nga Bayer Leverkusen. Shkarkimi ndodhi pas vetëm dy ndeshjesh, e papritur dhe e...

Putin: Rusia nuk e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin eventual të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke shtuar se mendon që...

Më pak se 10 mijë lekë në muaj, pensionistët janë të varfër

Sipas një raporti të UNDP, 13% e pensionistëve marrin rreth 10 mijë lekë në muaj. Ndërkohë statistikat tregojnë se numri i tyre arrin deri...

Lajme të tjera

Web TV