PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa jemi në kulmin e sezonit të pushimeve dhe në prag të shtatorit, muajit kur pritet të konstituohet Parlamenti i ri, dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025, gazetari Ardit Hoxha ka bërë një analizë mbi situatën e opozitës dhe aksionin politik që do të nisë në sezonin e ri.

Hoxha nënvizon se në Partinë Demokratike po shqyrtohet mundësia e hartimit të një platforme të re, që synon përfshirjen e elementëve nga diaspora në radhët e PD-së. Ai shpjegon se Sali Berisha ka lënë të kuptohet se ky proces reformimi mund të nisë prej shtatorit dhe të përfundojë pranë pranverës së vitit të ardhshëm.

“Sipas burimeve të brendshme, shumica e zërave në PD janë në dakordësi se situata aktuale nuk mund të vazhdojë kështu. Nevojitet një proces i thellë pastrimi të brendshëm, reflektimi dhe rigjenerimi të figurave dhe brezave, me synimin që në zgjedhjet vendore të vitit 2027 të ketë një ngritje të fortë dhe më pas një fitore në zgjedhjet e përgjithshme të 2029.” – tha Hoxha.

Gazetari shtoi gjithashtu se aktualisht në PD nuk ka asnjë figurë me potencial për të rivalizuar apo për të përsëritur një foltore si ajo që Berisha mbajti në shtator të vitit 2021.

Mungesa e një personazhi karizmatik dhe të fortë përballë Berishës, sipas tij, nuk nënkupton se lideri duhet të qëndrojë përgjithmonë në krye, por thekson se aktualisht ai është i pazëvendësueshëm dhe i paripërsëritshëm.

Hoxha nënvizon nevojën për një proces rinovimi, ristrukturimi dhe rigjenerimi total në Partinë Demokratike, duke filluar nga kryesia e deri te çdo degë dhe anëtar i thjeshtë.

“Një nga problemet kryesore aktuale është se në strukturat e degëve dhe seksioneve ka anëtarë që janë të regjistruar vetëm në letër, por që në fakt janë të punësuar në administratë ose kanë mbledhur vota për PS-në. Kjo tregon se shkërmoqja ka nisur që nga poshtë.” -tha midis të tjerash Hoxha. m.p.

Të fundit

Dosja Çopja-Çela, ‘karteli’ bleu avion për transport droge

Organizata kriminale shqiptare e asaj që konsiderohet si “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut” e që drejtohej nga Franc...

Kush janë 5 sulmuesit më të paguar në Angli?

Premier League krenohet me disa nga sulmuesit më të talentuar në futbollin botëror dhe për të siguruar shërbimet e tyre, klubet shpesh paguajnë shuma...

Ofendoi Klopp në videon virale, arbitri merr dënimin nga Federata

David Coote është pezulluar për tetë javë nga Federata Angleze e Futbollit. Ai u ndëshkua zyrtarisht për komente abuzive ndaj trajnerit të Liverpoolit, Jurgen...

Tentoi të korruptonte me 2 mijë lekë policin, pranga 18-vjeçarit

Një 18-vjeçar tentoi të korruptonte efektivin e Policisë Rrugore, por përfundoi në prangat e uniformave blu, teksa 2 të tjerë gjithashtu u arrestuan dhe...

Flet nusja e 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve: “Më tha të merrja…”

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk ishte vjehrri ai që...

Lajme të tjera

Web TV