Arratisje spektakolare në Terni, i riu shqiptar i shpëton policisë, aksidentohet më pas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndjekje dramatike ka tronditur zonën e Umbrias mbrëmjen e djeshme, kur një 30-vjeçar shqiptar nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe u përfshi në një arratisje të rrezikshme që zgjati për më shumë se 60 kilometra.

Gjithçka nisi në lagjen Borgo Bovio, në rrugën ‘Via Val D’Aosta’ në Terni, kur i riu, duke drejtuar një automjet, refuzoi të ndalonte për kontroll dhe u largua me shpejtësi të madhe. Gjatë arratisjes, ai kreu manovra jashtëzakonisht të rrezikshme, përfshirë parakalime në sens të kundërt dhe shkelje të përsëritura të rregullave të qarkullimit, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Arratisja vijoi në rrugën ‘Via Tre Venezie’ dhe më pas në drejtim të Rietit përmes rrugës SS79 Bis, ku në një moment, një nga patrullat e policisë u detyrua të frenonte në mënyrë emergjente për të shmangur përplasjen me një kamion që vinte përballë. Rreziku vazhdoi edhe më tej, kur 30-vjeçari bëri një kthesë të papritur në afërsi të Contiglianos, duke marrë drejtimin e kundërt drejt Ternit dhe më pas duke hyrë në autostradën E45.

Pas më shumë se gjysmë ore ndjekje intensive, arratisja mori fund në Montecastrilli, ku automjeti i shqiptarit u përplas me një makinë tjetër të drejtuar nga një 40-vjeçar italian. Aksidenti i dha fund ndjekjes dhe policia arriti ta arrestojë të dyshuarin.

Sipas autoriteteve, 30-vjeçari është vënë në pranga për kundërshtim të forcave të rendit dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. Gjykata e Ternit ka konfirmuar arrestimin dhe ka vendosur ndaj tij masën e ndalimit të qëndrimit në qytetin e Ternit.

Ndërkohë, Prefekti Michele Abenante ka firmosur urdhrin për transferimin e tij në një Qendër të Pritjes për Riatdhesim (CPR), nga ku do të dëbohet përfundimisht nga territori italian.

Lexo edhe :  Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh në opinionin publik, ndërsa autoritetet italiane kanë vlerësuar operacionin e koordinuar të policisë që bëri të mundur arrestimin pa pasoja më të rënda./e.t

Të fundit

Flamurtari-Bylis ndryshon destinacion! Arsyeja: vlonjatët pa stadium

Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari”...

Lapaj e ngatërron Ramën me Pilinçin

Ardit Rada Në politikën shqiptare ka gjithmonë vend për një lajm të madh që nuk është lajm. Për një histori që thuhet me zë të...

Gonxhja: 26.5 mln euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara...

Ish-të dënuarit politikë, del lista e dosjeve të përfituesve të këstit të pestë

Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën...

Dita Botërore e Qenit: Pse duhet të mblidhni gjithmonë jashtëqitje qeni!

Në Ditën Botërore të Qenit, po shpjegojmë të gjitha arsyet (edhe ato që nuk i keni menduar ende) pse nuk duhet ta lini jashtëqitjen...

Lajme të tjera

Web TV