Dhunohet brutalisht operatori polak në Përmet, akuzon rivalët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operatori i një guide turistike polake, c, ka denoncuar publikisht me më 2 gusht është dhunuar brutalisht nga stafi i një agjencie udhëtimi rivale.

Ngjarja sipas tij ka ndodhur gjatë një udhëtimi në ujërat termale pranë Përmetit, ku Holowczyc ishte duke udhëhequr një grup me turistë të huaj.  Lidhur me këtë ngjarje, operatori ka akuzuar shtetasin Albi Miftari, bashkëpritës me Kinga Rosalia Stachoe të agjencisë “Kaki Tours” si dhe dy punonjësit shqiptarë të kësaj agjencie.

Sipas tij, Miftari së bashku me dy punonjësit e tjerë i kanë bërë pritë pranë vendit ku dhe kishte parkuar autobusin dhe e kanë dhunuar brutalisht deri në atë pikë sa i është dashur dhe ndërhyrje kirurgjikale.

Kanë qenë dy turistë francezë ata të cilët kanë bërë të mundur më pas largimin e agresorëve, ndërkohë që këtë sulm Holowczyc e cilëson si të mirëmenduar dhe të motivuar nga urrejtja dhe xhelozia.

“Më rrëzuan përtokë dhe filluan të më shkelmonin në kokë, gjoks, stomak, brinjë. Më grisën vathët nga veshi, më grabitën telefonin me vlerë disa qindra euro dhe e thyen. Me shumë gjasa më morën edhe kapelen, e cila kishte vlerë sentimentale për mua si pjesë e një trofeu”, ka deklaruar Holowczyc, denoncim të cilin e ka shoqëruar dhe me një foto ku shihet i mbuluar nga gjaku.

Reagimi i plotë:

Të shtunën e kaluar, une Radoslaë Holowczyc, u sulmova brutalisht dhe u rraha nga stafi i një agjencie turistike konkurruese. Pas tre ditësh në spitale e analiza, dhe disa ditësh rikuperimi, ndiej se jam mjaftueshëm i/e fortë për t’ju treguar të gjithëve.

Si çdo të shtunë dhe më 2.08, udhëhiqja një udhëtim; një nga pikat e programit ishte vizita në ujërat termale rreth Përmetit. Pasi arritëm në vend, çova turistët në pishina dhe u ktheva te autobusi. Në zonën e parkimit, në një vend të fshehtë të mbuluar me bimësi, ku nuk kishte turistë apo kalimtarë, u sulmova nga Albi Miftari – bashkëpunëtor në agjencinë turistike Kaki Tours me Kinga Rosalia Stachóë – dhe dy punonjës të tij shqiptarë.

Albi erdhi përballë, njëri nga punonjësit nga e djathta, tjetri nga e majta. Të tre filluan të më godisnin në kokë dhe fytyrë me grushta. Njëri më përdrodhi krahun që të mos mund të mbrohesha. Më rrëzuan në tokë dhe filluan të më godisnin me shkelma në kokë, kraharor, bark, brinjë. Më shqyen edhe vathët nga veshët. Më morën edhe telefonin me vlerë disa qindra euro dhe e thyen. Ka gjasa të kenë marrë edhe kapelen time, e cila kishte vlerë sentimentale për mua, si një lloj trofeu.

Një punonjës i katërt i zyrës Kaki Tours – Mateusz, me kombësi polake – ishte gjithashtu i pranishëm në vendngjarje. Ai u shfaq pas shpine, nga ana e pishinave termale, për të më bllokuar rrugën e arratisjes. Nuk mori pjesë në sulm, por nuk u përpoq as të qetësonte situatën, as të largonte kolegët e tij, as të thërriste ndihmë.

Ky sulm brutal u ndërpre nga dy turistë të rastësishëm nga Franca, të cilët u hodhën duke bërtitur ndaj agresorëve. Në atë moment, ata u larguan duke më lënë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur. Po të mos ishin turistët francezë dhe ndihma e shpejtë e shërbimeve mjekësore shqiptare, nuk e di se në çfarë gjendjeje do të isha sot.

Tre ditët e para pas rrahjes i kalova në polici, në prokurori por kryesisht në spitale dhe duke bërë analiza: fillimisht në Përmet, më pas në Gjirokastër. Pas një sërë analizash, përfshirë rezonancën magnetike të kokës, u transportova në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku u ekzaminova nga një mjek ligjor i Gjykatës së Lartë.

Lëndimet që kam pësuar përfshijnë: disa plagë në kokë që kërkuan edhe ndërhyrje kirurgjikale, dëmtim të rëndë të parakrahut të djathtë, dëmtime të këmbës së djathtë përfshirë gjurin dhe kyçin, gjë që e bën të vështirë ecjen, plagë të shumta në fytyrë dhe në veshë nga vathët e shqyer, goditje në kraharor dhe brinjë. Fillimisht, as qetësuesit nuk e zbutnin dhimbjen e kokës që kisha nga rrahja.

Edhe syri im i majtë është dëmtuar. Jam ende në pritje të një vizite të specializuar okulistike për të parë se në çfarë mase kjo dhunë ka ndikuar në përkeqësimin e shikimit tim. Jam doraxhi/i djathtë, prandaj krahu i përdredhur më pengon shumë në jetën e përditshme. Gjërat më të thjeshta si veshja apo mbajtja e pirunit më shkaktojnë dhimbje. Nuk mund të ngas makinën, ndaj nuk mund të shkoj në Sarandë/Ksamil, ku shpesh filloj udhëtimet. Nuk mund të kryej plotësisht detyrat e mia profesionale.

Jam i bindur se ky sulm ishte i qëllimshëm, i planifikuar dhe i nxitur nga urrejtja dhe xhelozia. Sulmuesit e dinin saktësisht kur, në çfarë ore dhe ku do të isha. Datat e udhëtimeve të mia janë publike në internet. Të enjten para rrahjes, shkruajta në Instagram se do të isha në këtë vend të shtunën. Mateusz – polaku që punon për Kaki Tours (i njëjti që ishte në vendin e ngjarjes dhe nuk më ndihmoi) – e dinte orarin tim të saktë në zonën e ujërave termale, sepse jemi takuar aty disa herë javët e fundit, gjithmonë në të njëjtën orë. Vendi i sulmit nuk ishte i rastësishëm – ata zgjodhën një vend të izoluar, të mbuluar me bimësi dhe larg syve të njerëzve.

Jam nën kujdes të vazhdueshëm të një psikologu por së fundmi kam marrë shumë mbështetje nga ju, për të cilën nuk do të mund t’ju falënderoj kurrë mjaftueshëm! Fatkeqësisht, ujërat termale për një kohë të gjatë do të më kujtojnë dhimbjen, megjithëse është një vend i bukur në Parkun Kombëtar.

Në postimet e ardhshme do të tregoj se kush dhe si po e nxit këtë spirale urrejtjeje.

Jam i vetëdijshëm se postimet e mia mund të marrin komente nga llogari false ose nga persona të lidhur me sulmuesit. Nuk do të reagoj ndaj tyre dhe do t’i fshij komentet fyese.

Dhunohet brutalisht operatori polak në Përmet, akuzon rivalët:

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV