Dua Lipa shkëlqen në postimin e fundit nga jugu i Shqipërisë (FOTO)

Dua Lipa, ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare, i ka mahnitur edhe një herë fansat me fotot e bëra gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë.

Dua, së bashku me familjen janë duke shijuar bregdetin e jugut të Shqipërisë, siç edhe është bërë traditë vitet e fundit.

Në fotot e publikuara në Instagram, ajo shihet duke shijuar diellin dhe detin, ndërsa është veshur me të bardha./E.T