Vetëm pak ditë më parë, u fol për një martesë të afërt dhe plane për të ardhmen, por në vend të kësaj, tashmë gjithçka ka mbaruar midis Luca Onestini dhe Aleska Genesis.
Influencuesi i njohur zbuloi detajet në një postim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, duke shprehur tronditje për mënyrën e ndarjes.
“Ajo pyeti ChatGPT nëse ia vlente që të ishte me mua. Si mundi ta bënte këtë? Isha kaq i dashuruar, kaq i mashtruar, sa nuk arrita ta shoh se cfarë po ndodhte? Nuk e di nëse po ëndërroj, nëse është një makth… çfarë është?”, pyeti ai me mosbesim.
Ish-konkurrenti i Big Brother në Itali megjithatë, këmbënguli të shpjegonte në detaje se çfarë ndodhi mes tyre dhe në mediat sociale ai lëshoi një ankesë në të cilën shpjegoi se ish-i i tij i kishte kërkuar IA këshilla për të ardhmen e tyre.
“Ku kemi mbërritur kështu? Po i kërkon inteligjencës artificiale këshilla për lidhjen?… çfarë dreqin… është kjo!” Sakaq, në profilin e tij në Instagram, ka shkruar: “Mjaft me princesha në jetën time.”/e.t