Mbrojtja e hapësirave publike/ Kryeministri Rama prezanton ‘dritaren’ për denoncimet

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi dritaren më të re të raportimit sa i takon mbrojtjes së hapësirave publike.

Prej më shumë se një muaji në të gjithë vendin vijon puna për pastrimin e hapësirave publike të cilat janë zënë në mënyrë ilegale nga persona të paautorizuar.